×

Support

For Policy Issues please contact: Visar Hapciu @ visar.hapciu@amchamksv.org
For Membership Services please contact: Adea Kelmendi @ adea.kelmendi@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: Vanesa Gashi @ vanesa.gashi@amchamksv.org

FORGOT YOUR DETAILS?

Shkolla për Thellimin e Njohurive mbi BE-në – Modulet Ekonomike

Të nderuar,

Me qëllim të thellimit të njohurive mbi Bashkimin Evropian, respektivisht mbi aspektet ekonomike dhe tregtare me të cilat Kosova do të ballafaqohet në rrugën e saj të integrimit evropian, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon për të tretin vit me radhë Shkollën për Thellimin e Njohurive mbi BE‐në - Modulet Ekonomike, të mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Modulet Ekonomike përbëhen nga dy punëtori, dyditore ku në secilën prej tyre do të ligjërohet mbi tri tema specifike nga ekspertë të BE-së dhe ata vendorë, të përshkruara si vijon:

  • Moduli i parë: Ekonomia joformale, Prokurimi publik dhe Luftimi i korrupsionit (26-28 maj 2017, Durrës);  dhe
  • Moduli i dytë: Përballja me presionin e shtuar të tregut/kërcënimet e ardhshme, Edukimi dhe vendet e reja të punës dhe Siguria kibernetike (shtator 2017, Durres).

Punëtoritë e shkollave do të shërbejnë për trajtim të rasteve të studimit, ndërtim të bashkëpunimit ekipor dhe fuqizim të rrjetit avokues ndërinstitucional të pjesëmarrësve dhe rrjetëzim me profesionistë të fushave të ndryshme të ftuar në cilësinë e pjesëmarrësve si dhe trajnerëve.

Përveq dy moduleve të shkollës, pjesëmarrësit do të ftohen të marrin pjesë dhe kontribuojnë edhe në tryeza tematike deri në muajin shtator dhe do të jenë pjesë e rrjetit të pjesëmarrësve të Shkollave të mëparshme.

Në përfundim të dy moduleve, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë për pjesëmarrjen në Shkollën e Integrimit Evropian.

Për të aplikuar, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj, së bashku me një letër motivimi tek Vanesa Gashi në vanesa.gashi@amchamksv.org deri më 5 maj 2017, në fund të orarit të punës.

Letra e motivimit duhet të përmbajë arsyet se pse ju jeni kandidati i duhur për të ndjekur këtë modul dhe si do të kontribuoni në proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës pas përfundimit të punëtorive. Ju lutem keni parasysh se kostot e pjesëmarrjes, akomodimit, dhe transportit mbulohen nga organizatori.

Për ndonjë paqartësi apo pyetje shtesë, ju lutem na kontaktoni përmes email-it ose në telefon +381 (0) 38 609 012.

TOP