×

Support

For Policy Issues please contact: Visar Hapciu @ visar.hapciu@amchamksv.org
For Membership Services please contact: Adea Kelmendi @ adea.kelmendi@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: Vanesa Gashi @ vanesa.gashi@amchamksv.org

FORGOT YOUR DETAILS?

David GREER

Arbitër

Sokol ELMAZAJ

Arbitër

Victor CHIEMENTI

Arbitër

Gail WARRANDER

Arbitër

Albert ISLAMI

Arbitër

Avdi AHMETI

Arbitër

Bashkim UKA

Arbitër

Betim SHALA

Arbitër

Remzije ISTREFI

Arbitër

Vigan ROGOVA

Arbitër

Xhevdet SHALA

Arbitër

Shaban MUHARREMI

Arbitër

Mentor HAJDARAJ

Arbitër

Kujtim KËRVESHI

Arbitër

Valbon MULAJ

Arbitër

Marilyn ZELIN

Arbitër

Ilir GAXHA

Arbitër

Robert MUHARREMI

Arbitër

Charles T. KOTUBY Jr.

Arbitër

Anton NOKAJ

Arbitër

Ardian KRYEZIU

Arbitër

Dren SALIHU

Arbitër

Fisnik SALIHU

Arbitër

Fitore MORINA

Arbitër

Hilmi ZHITIJA

Arbitër

Jusuf BYTYQI

Arbitër

Korab R. SEJDIU

Arbitër

Kujtesa NEZAJ - SHEHU

Arbitër

Merita STUBLLA - EMINI

Arbitër

Muhamet SHALA

Arbitër

Naim KRASNIQI

Arbitër

Njomëza ZEJNULLAHU

Arbitër

Shemsi KELMENDI

Arbitër

Shibani SHAH

Arbitër

Ardeshir ATAI

Arbitër

Cornel MARIAN

Arbitër

Fabricio FORTESE

Arbitër

Roman REWALD

Arbitër

Fouad EL SADDI

Arbitër

Klentiana MAHMUTAJ

Arbitër

davidgreer

David Greer

David Greer ishte Drejtor i Programit të USAID për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) në Kosovë deri në vitin 2016.

Greer është ekspert i së drejtës ndërkombëtare me më shume se 14 vjet përvojë pune, përfshirë më shumë se tetë vite në udhëheqjen e projekteve ndërkombëtare për zhvillim të kompanive të kontraktuara nga USAID, të Departamentit për Tregti të SHBA-ve dhe projekte ndërkombëtare të OJQ-ve në Evropën Qëndrore dhe Lindore dhe ish shtetet e Bashkimit Sovjetik.

Greer ka punuar dhe ka udhëhequr projekte të asistencës teknike në 13 shtete (përfshirë një program rajonal për Evropën Juglindore) në të drejtën komerciale, zgjidhjen alternative të kontesteve, tregjet e kapitalit dhe letrave me vlerë, të drejtën pronësore dhe të shfrytëzimit, banka, sigurime, reformë gjyqësore, reformë rregullative dhe të tatimeve, si dhe përputhshmërinë ligjore dhe institucionale para dhe pas anëtarësimit në OBT. Z. Greer poashtu ka ligjëruar në Universitetin Amerikan në Azi Qendrore, Universitetin George Mason, dhe ishte asistentë ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë të George Washington dhe Fakultetin e Drejtësisë të Southern Illinois.

Para se të filloj punën jashtë shtetit, z. Greer shërbej si asistent ligjor dhe punoj për afërsisht tre vite në të drejtën e sigurimeve. Z. Greer ka titullin LL.M. (me nderime të larta) në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Krahasimore nga Fakulteti i Drejtësisë të George Washington, titullin juris doctor (cum laude) nga Fakulteti i Drejtësisë i Southern Illinois, ku ishte Kryeredaktor i Revistës së Drejtësisë të Fakultetit të Drejtësisë të Southern Illinois dhe titullin bachelor nga Universiteti Shtetëror i Illinois. Z. Greer është anëtar i Odës së Avokatëve të Kolorados dhe arbitër në Asociacionin e Arbitrazhi Komercial në Odën e Ekonomisë së Republikës së Kirgistanit, ku gjatë viteve 2003-2005 ai poashtu shërbej si anëtarë i Bordit të Drejtorëve.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

sokolelmazaj

Sokol Elmazaj

Sokol Elmazaj ka përfunduar studimet për drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Ai është avokat në Shqipëri që nga viti 1998. Z. Elmazaj është aktualisht partner në Boga & Associates, firmë ligjore shqiptare e themeluar në vitin 1994 me zyrë në Tiranë dhe Prishtinë. Z. Elmazaj është poashtu Menaxher i degës së Boga & Associates në Prishtinë. Ai është këshilltar ligjor me përvojë në çështje biznesore si dhe avokat me reputacion duke përfaqësuar investitorë të huaj për zgjidhje të mosmarrëveshjeve para gjykatave dhe në arbitrazh.

Ai është njohur dhe shpërblyer për disa vite si avokat i rangut të lartë në Shqipëri nga Chambers & Partners (kompani ndërkombëtare për vlerësimin e tregut ligjor), i komentuar si “avokat i shkëlqyeshëm me përvojë të madhe në zgjidhje të mosmarrëveshjeve” dhe “figura më e shquar e grupit … i çmuar për kujdesin dhe ekspertizën e tij në trajtimin e transakcioneve komplekse”. Për disa vite ai ka ndjekur rrugën akademike duke ligjëruar të drejtën biznesore, civile dhe të punës në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë. Ai u detyrua të pezullojë aktivitetin e tij akademik disa vite më parë në mënyrë që të merr përsipër punën e firmës ligjore në Kosovë.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

victor-chiementi

Victor Chimienti

Dr. Victor Chimienti është jurist ndërkombëtar italiano-amerikan. Ai ka titullin master në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore nga Universiteti LUISS në Romë dhe titullin Ph.D. në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universiteti në Bari, me specializim në të drejtën ndërkombëtare të konkurrencës.

Gjatë studimeve të tij të drejtësisë ai ishte hulumtues vizitor në Universitetin e Michigan (Qendra për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Krahasimore). Për më tepër, Dr. Chimienti ka punuar si ligjërues në të drejtën ndërkombëtare dhe ka publikuar shkrime në të drejtën ndërkombëtare dhe krahasimore.

Dr. Chimienti është licencuar si avokat në Itali dhe ka 14 vite përvojë profesionale si avokat/ekspert ligjor, përfshirë gjashtë vite si konsulent në projektet e financuara nga donatorët të organizatave ndërkombëtare siç është Komisioni Evropian, EAR, ECLO, ICO dhe Banka Botërore. Pas punës së tij si avokat për pesë vite, Dr. Chimienti u bë bashkëpunëtor në një firmë ligjore ndërkombëtare (Tonucci & Partners) dhe kaloi disa vite në zyrën e tyre në Tiranë.

Në vitin 2004 ai filloi të punoj si konsulent ligjor i pavarur në Ballkan dhe qysh nga ajo kohë ai ka akumuluar nëntë vite përvojë pune ligjore në rajon. Z. Chimienti ka ofruar shërbime ligjore në Kosovë qysh nga viti 2005. Përvoja e tij profesionale përfshinë njohje të mirë të kompleksitetit të sistemit ligjor vendor, me theks të veçantë në të drejtën biznesore dhe komerciale, përfshirë përvojë në të drejtën e korporatave, të drejtën e konkurrencës, të drejtën komerciale, kontratat komerciale, të drejtën administrative, të drejtën e punës, privatizimin, ristrukturimin e ndërmarrjeve, insolvencën dhe likuidimin, të drejtën ndërkombëtare dhe mbrojtjen e investimeve të huaja.

Para se të i bashkangjitet Odës Amerikane si Arbitër Ndërkombëtar, Dr. Chimienti ishte emëruar nga Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil dhe shërbej si Kryesues i Komitetit Rishqyrues të Likuidimit në Agjencionin Kosovar të Privatizimit sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të përgatitur nga i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Deri në Korrik të vitit 2011 Komiteti ka funksionuar si trup i pavarur dhe i paanshëm rishikues për dëgjimin, rishikimin, dhe marrjen e vendimeve lidhur me ankesat e paraqitura nga kreditorët dhe pronarët e prekur nga ndonjë vendim ose lëshim i Komitetit Likuidues në lidhje me likuidimin e ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Përderisa ka shërbyer në këtë cilësi, Dr. Chimienti përforcojë përvojën e tij brenda shtetit në fushën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve lidhur me procedurat e likuidimit, transakcionet komerciale, pagat dhe pretendimet tjera lindur nga marrëdhëniet e punës, si dhe pretendimet pronësore, si dhe arriti një reputacion të shquar për veprimin e tij si garantues super partes brenda vendit.

Dr. Chimienti ka përvojë specifike në arbitrimin e rasteve civile dhe komerciale në shtetet në zhvillim e sipër në Ballkan. Në Shqipëri ai ka përfaqësuar klient të huaj si avokat për mbrojtje në procedura të arbitrazhit si dhe në lidhje me zbatimin ose anulimin e vendimeve të arbitrazhit. Në Kosovë ai ka këshilluar Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit sa i përket çështjeve të arbitrazhit në lidhje me transakcionet e privatizimit dhe ka kompletuar një pyetësor ligjor në arbitrimin e kontesteve dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit në emër të Bankës Botërore.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

gail-warrander

Gail Warrander

Gail është avokate e licencuar të praktikojë në Angli dhe Uells. Përveç përgatitjes së saj ligjore ajo është poashtu sipërmarrëse dhe punon në projekte të ndryshme përfshirë mbledhjen e fondeve për startup-et dhe NVM-të.

Ajo ka diplomë në të drejtën Evropiane nga Universiteti i Bristol-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga Universiteti i Gottingen në Gjermani në vitin 1993 dhe studimet postdiplomike për drejtësi në Universitetin Nottingham Trent në Angli. Ajo poashtu ka titullin master në drejtim biznesi nga London Business School, ku ka diplomuar si Bursiste Sloan në vitin 2009, qka nënkupton se ka përgatitje të mirë në fushën financiare.

Përgatitja e Gail është në fushën e korporatave, të së drejtës komerciale si dhe në financa. Ajo është trajnuar dhe ka punuar në firmën ligjore Macfarlanes për më shumë se katër vite në marketing, pronësi intelektuale, kontrata komerciale, transakcione të korporatave (përfshirë kapitalin) para se të zhvendosej tek Reuters (tash Thomson Reuters) si zyrtare ligjore. Ajo ka punuar për Reuters për katër vite e gjysmë ku ka udhëhequr një projekt prokurimi dhe ka punuar në një numër projektesh për teknologji, dhe pronësi intelektuale globalisht por në veçanti në Azi.

Në vitin 2003 ajo u zhvendos në Kosovë për të punuar për Komisionin Evropian, si dhe punoj në projekte të prokurimit – rrugë, ura, hekurudha, renovimin e termocentraleve, infrastrukturë të aeroportit, dhe ka mbikqyrur kompani publike (Telco, aeroport, energji elektrike, ngrohje qendrore, dhe ujësjellës). Më pas ajo udhëhoqi biznesin e saj në Kosovë, duke këshilluar investitorët e huaj, kompanitë ligjore dhe OJQ-të lidhur me themelimin, partneritetet, punësimin, pronën, minierat, doganat dhe çështjet tatimore. Ajo ka punuar me donatorët siç është Banka Botërore, BERZH, KFW, USAID, Dfid dhe Swiss Development Corporation lidhur me përkrahjen e bizneseve dhe projektet e ujësjellësit përfshirë mbikqyrjen për dy herë të Raportit të të Bërit Biznes të Bankës Botërore. Ajo ka këshilluar dhe punuar në privatizim, ka menaxhuar disa shitje të bizneseve dhe ka këshilluar në projekte madhore të partneritetit publiko privat si dhe ka punuar me banka ndërkombëtare në çështjet e huadhënies dhe tregti financiare. Ajo poashtu ka mbikqyrur disa procedura të apelit të klientëve të saj, përfshirë ato në gjykatën ekonomike në Kosovë dhe Gjykatën Supreme.

Përveç gjuhës Angleze, Gail flet rrjedhshëm gjuhën Gjermane, Shqipe dhe ka njohuri elementare të gjuhës Serbokroate.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

albert-islami

Albert Islami

Albert Islami është avokat dhe anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, me specializim në banka, financa, të drejtën e korporatave dhe atë komerciale si dhe përfaqësim në gjykata.

Islami ka përvojë të konsiderueshme në fushën e auditimeve ligjore dhe due diligence ligjore, siç është përputhshmëria me transakcione specifike, struktura e kompanive, operimet dhe kontratat sipas ligjeve të zbatueshme në Kosovë; statusi i licencave komerciale, asetet, patundshmëritë, financimi i investimeve, etj.

Në gjashtë vitet e fundit z. Islami ka kryer auditime ligjore dhe due diligence per disa kompani ndërkombëtare dhe institucione financiare, ndër më të rëndësishmet ishte Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Z. Islami ka përfaqësuar klient në procedurë gjyqësore: zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lindura në sektorët e korporatave dhe ai financiar, siç janë transakcionet bankare, qeverisja korporative, rregullimi i shërbimeve financiare, bashkimet dhe shkrirjet, dhe riorganizimet.

Islami ka diplomuar në Universitetin e Varshavës (Departamenti i Filologjisë Romake) në Poloni, si dhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në Kosovë.

Islami flet tetë gjuhë, përfshirë gjuhën Angleze, Gjermane, Frënge, Polake, Italiane, Serbokroate, Maqedone dhe Shqipe.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

avdi-ahmeti

Avdi Ahmeti

Avdi Ahmeti ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1974. Ai fillimisht ka punuar si jurist në Postën dhe Telekomunikacionin e Kosovës (PTK), në të cilën ka vepruar si përfaqësues ligjor në Gjykata Komunale, Komerciale dhe ato të Qarkut për të gjithë terrutorin e Jugosllavisë. Ai në përgjithsi ka punuar në konteste komerciale. Në vitin 1981 ai ishte emëruar si Drejtor i Departamentit Ligjor të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës. Qysh nga viti 1990 ai punon si Avokat, i regjistruar pranë Odës së Avokatëve të Kosovës., ku kryesisht është i përqënduar në raste komerciale dhe përfaqësime në gjykatën ekonomike.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

SAMSUNG DIGITAL CAMERA

Bashkim Uka

Z. Uka është kontabilist i certifikuar me njëzet vite përvojë pune në sektorin publik dhe privat, përfshirë më shumë se dhjetë vite përvojë në auditim me Autoritetin Bankar të Kosovës. Nga viti 1982 deri më 1999 z. Uka ka punuar për shërbimet e kontabilitetit dhe auditimit në Bankën Kombëtare të Kosovës, duke bërë auditimet e raportimeve financiare të kompanive publike dhe private, bankave, dhe kompanive të sigurimeve, dhe auditimin e të gjitha tatimeve të paguara nga kompanitë.

Për më tepër, nga 1996 -1997 ai ishte i angazhuar në auditimin e Ndërmarrjeve në Pronësi Shoqërore (prodhimin, tregtinë, ndërtimet, dhe shërbimet publike) para shëndrrimit të tyre në shoqëri akcionare në Provincën e Vojvodinës në Serbi.

Në vitin 2000, z. Uka u angazhua nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës për auditimin e raportimeve financiare të bankave. Në të njejtën kohë ai punoj si kontabilist për IPKO Net, ofruesi i parë i shërbimeve të internetit në Kosovë. Më vonë ai u promovua në Drejtor të Financave dhe Administratës në IPKO.

Z. Uka është aktualisht Menaxher i Njësisë së Thesarit në IPKO dhe Partner Audit në BU & Partners ku angazhimet e tij përfshijnë auditimin e kompanive të sektorit publik dhe privat në tregti, agrobiznes, dhe sektore të tjera të industrisë, si dhe organizatat joqeveritare.

Z. Uka ka përvojë të gjatë praktike në përmirësimin e sistemit të menaxhimit financiar dhe të kontabilitetit në Kosovë, përfshirë shëndrrimin e sistemit të kontabilitetit të ish-Jugosllavisë në Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (International Accounting Standards (IAS)) dhe parimet e kontabilitetit të zbatueshme në Kosovë. Qëllimet e angazhimeve të tij si konsulent ishin të përmirësojë praktikën e biznesit, menaxhimin dhe raportimin financiar, dhe transparencën. Ai ka eksperiencë të gjerë me kompani të vogla dhe të mesme drejtë zhvillimit pragmatic dhe efikas të sistemit të raportimit financiar dhe menaxhimit. Z. Uka ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës (1982) dhe është Auditor i Licencuar pranë Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (2002).

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

betim-shala

Betim Shala

Z. Shala filloi karrierën e tij në drejtësi në Gjykatën Komunale në Tuzëll në Bosne dhe Hercegovinë. Ai më tutje vazhdoi punën si përkthyes gjyqësor (Shqip – Serbisht) në gjykatën e qarkut në Prishtinë deri kur filloi punën e tij në zyrën e tij ligjore në vitin 1992 ku përqëndrohet në çështje civile dhe komerciale.

Nga viti 1996 deri në 2001, Z. Shala ka qenë i angazhuar në akivitete të ndryshme, përfshirë pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe punën e tij si këshilltar ligjor në një organizatë kulturore psiko-sociale Trans. Në vitin 2001 z. Shala filloi punën si Zyrtar Ligjor dhe drejtues i ekipit të Njësisë Qendrore të Procesimit në Drejtoratin e Banimit dhe Pronës (në UNMIK Kosovë). Në vitin 2002 ai ishte i angazhuar nga KIA Motors Kosovo në cilësinë e Menaxherit të Garancioneve dhe Këshilltar Ligjor tek Norwegian Refugee Council.

Nga viti 2004 deri 2006, z. Shala ka shërbyer si Menaxher Ligjor i Programit të të Drejtave Civile në Kosovë dhe ka ofruar shërbime konsulente për ICON-INCTITUT Public Sector, Koln, Gjermani lidhur me Themelimin e Sistemit Gjithpërfshirës të Ndihmës Juridike në Kosovë, dhe me konsulentët e LDK në legjislacionin dhe hartimin e kontratave të punës për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Si avokat nga viti 1992, ai është përqëndruar në ofrimin e shërbimeve ligjore në fushën e së drejtës civile, të kontratave, dhe së drejtës komerciale. Në punën e tij, ai kryesisht mirret me hartimin e kontratave komerciale, përfaqësimin ligjor të personave fizik dhe juridik pranë gjykatave, përfshirë gjykatat komunale, komerciale, dhe Odën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Z. Shala është aktualisht i angazhuar në ofrimin e shërbimeve ligjore për Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Turkish Airlines dhe disa kompani vendore. Z. Shala flet rrjedhshëm gjuhën Shqipe dhe Serbe, dhe ka njohuri pune të gjuhës Angleze.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

remzije-istrefi

Remzije Istrefi

Remzije Istrefi ka titullin PhD në Shkenca Politike me specializim në të Drejtën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe Organizata Ndërkombëtare.

Znj. Istrefi ka përfunduar studimet në të Drejtat e Njeriut (L.L.M) në Universitetin e Notre Dame, në Indiana në SHBA, pas marrjes së titullit bachelor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ajo punon si Profesor në Fakultetin Juridik dhe Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

Znj. Istrefi është poashtu anëtare e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës. Për dhjetë vite znj. Istrefi ka punuar si Këshilltare për të Drejtat e Njeriut me Misionin e OSBE në Kosovë. Nga viti 1999 ajo ka shërbyer si këshilltare në institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore përfshirë UNDP, ECMI, KJI dhe KIPA. Në vitin 2008 znj. Istrefi u shpërblye me Bursën Fulbright të Shkëmbimit dhe kaloi një semester në Qendrën John Hope Franklin për Studime Multidisiplinare në Universitetin Duke në SHBA. Ajo ka bërë hulumtime në fushën e administrimit territorial ndërkombëtar në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Gracit dhe është aktivisht e angazhuar si hulumtuese në projekte të ndryshme hulumtimi.

Ajo ka publikuar disa punime shkencore në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka kontribuar në libra të shumtë të publikuar në Evropë. Përveç gjuhës shqipe, znj. Istrefi flet rrjedhshëm gjuhën Angleze dhe Serbe.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

vigan-rogova

Vigan Rogova

Vigan Rogova është avokat kryesor për FINCA International në Kosovë, institucion kryesues mikrofinanciar në Kosovë. Fushat kryesore të punës së tij janë e drejta komerciale, banka dhe financa përfshirë krimet financiare, marrëdhëniet e punës dhe çështjet tatimore. Ai është duke punuar aktualisht në shëndrrimin e FINCA në bankë komerciale.

Para se të filloj punën në FINCA në 2007, z. Rogova ka punuar në firma ligjore në Kosovë dhe Francë, ku ka asistuar investitorët e huaj në privatizimin e ndërmarrjeve në pronësi shoqërore në Kosovë. Në vitin 2010 ai kaloi provimin e jurisprudencës dhe aktualisht përfaqëson FINCA-n në gjykata.

Vigan Rogova ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit për Shkenca Sociale në Tulluz të Francës, në drejtimin e së Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane. Ai është pranuar për studime postdiplomike në Kolegjin e Evropës në Natolin, Poloni. Ai është poashtu Alumni i Organizatës për Zhvillim të së Drejtës Ndërkombëtare (International Development Law Organization) në kuadër të së cilës shkroi punimin mbi Aspektet Ligjore të Procesit të Transformimit të Mikrofinancave në Kosovë.

Ai përveç gjuhës shqipe flet rrjedhshëm gjuhën Angleze, Frënge, dhe Serbokroate.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

xhevdet-shala

Xhevdet Shala

Z. Shala ka qenë i angazhuar në vitet e fundit nga Banka Botërore dhe Agjencia Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në këshillimin e qeverisë lokale dhe qendrore në Kosovë lidhur me të drejtën e pronës, ambientin, planifikimin hapsinor, bujqësinë dhe zhvillimin e rregullimit të pronave si dhe është kontraktuar nga GFA – Gjermani, BVVG – Gjermani, Agrifor – Belgjikë, IC Group – Austri, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Kosovë, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Peshkimit – Danimarkë, ARD Tetra Tech, etj.

Z. Shala ishte ekspert kryesor në grupin punues lidhur me çështjet e pronës dhe Drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, të dyja në kuadër të Qeverisë së Kosovës. Z. Shala poashtu ka hartuar disa draft ligje për Qeverinë e Kosovës, siç është ligji për Mbrojtjen e Ambientit, Ujrat e Kosovës, Mbrojtja e Natyrës, Planifikimi Hapsinor, Ndërtimet, etj.

Z. Shala ka bërë disa publikimet në revista vendore dhe ndërkombëtare në të drejtën e korporatave, pronësinë intelektuale, të drejtën e ndërtimeve dhe të drejtën e bujqësisë.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

shaban-muharremi

Shaban Muharremi

Z. Muharremi ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe është Auditor i Licencuar dhe Statutor – anëtar i Bordit të Kosovës për Standardet për Auditorët Financiar dhe Statutor.

Si anëtar i shquar i Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK) ai ka shërbyer si anëtar i Bordit të Pavarur për Shqyrtime dhe Kryesues i Komisionit Disciplinor.

Ai filloi karrierën e tij në kompani të cilat ofronin mallra dhe shërbime të ndryshme siç janë minierat, printimi, kemikalet, procesimin e mineraleve, tregtia vendore dhe ndërkombëtare – duke u fokusuar në fushën ekonomike, financiare dhe mbajtjes së librave.

Ai ishte menaxher i financave dhe administratës në kompaninë ‘INGENIERING’ në Prishtinë, menaxher I financave dhe llogarive në IPKO dhe aktualisht drejton biznesin e tij ‘CONTO’ ku shërben si Auditor Statutor. Ai flet rrjedhshëm gjuhën Angleze dhe Serbe dhe ka njohuri pune të gjuhës Angleze.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

mentor-hajdaraj

Mentor Hajdaraj

Mentor Hajdaraj diplomoi në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës në vitin 2006. Që nga atëherë ai ka punuar në sektorin bankar. Ndërmjet viteve 2006-2008 ai punoj si operator i kredive në ProCredit Bank, dega në Pejë; 2008-2010 si Mbikqyrës i Operacioneve Kreditore në bankën komerciale TEB SH.A. (anëtare e BNP Paribas Group); Nëntor 2010 – Mars 2011 si Zyrtar Ligjor në bankën TEB SH.A. Në Prill 2011 ai u ngrit në detyrën e Këshilltarit Ligjor në bankën TEB duke ofruar këshilla ligjore, interpretimin e ligjeve, hartimin dhe intepretimin e kontratave komerciale/ marrëvshjet e produkteve bankare, përgatitjen dhe ushtrimin e padive, proceseve gjyqësore, propozimeve, mocionet, kallëzimet penale, propozimet për ekzekutimin e hipotekave dhe sekuestrimin e kolateralit për kreditë e këqija, përfaqësimin e bankës në procedurat gjyqësore, verifikimi dhe aprovimi i dokumenteve hipotekare, vendimet për garanci dhe kadastër etj.

Gjatë kohës sa ishte duke studiuar, z. Hajdaraj ka menaxhuar biznesin e tij privat në Prishtinë dhe Pejë. Para asaj, gjatë viteve 1999 – 2001 ai kishte punuar si përkthyes në Danish Power Lines dhe Scandinavian Power Group në Pejë.

Në vitin 2011, z. Hajdaraj u certifikua si ndërmjetsues nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës. Gjuha e tij amtare është gjuha Shqipe ndërsa ai është i rrjedhshëm në gjuhën Angleze si dhe atë Serbo-Kroate.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

kujtim-kerveshi

Kujtim Kerveshi

Kujtim Kërveshi është njëri nga ekspertët më të njohur në sistemin e ndërmjetsimit në Kosovë. Z. Kërveshi është i specializuar në të drejtën civile dhe në të drejtën private ndërkombëtare dhe për momentin është duke i ndjekur studimet e tij të doktoraturës, gjithashtu në drejtësi. Ai është anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ekspert Ligjor në Programin e USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial.

Paraprakisht, z. Kërveshi ka shërbyer si anëtar i bordit në Odën e Avokatëve të Kosovës, Këshilltar Kryesor Ligjor i Ministrit të Drejtësisë, si dhe ka punuar në disa programe ndërkombëtare të financuara nga USAID-i, Komisioni Evropian dhe Banka Botërore. Më heret, z. Kërveshi ka shërbyer si Zyrtar Ligjor në programin për Përafrimit të Legjislacionit të Kosovës me praktikat dhe ligjet Evropiane dhe ndërkombëtare, e më pastaj si Zëvendës Shef në Zyrën Ligjore pranë Zyrës së Kryeministrit.

Gjatë kohës sa ishte në këto pozita z. Kërveshi ka marrë pjesë në hartimin e legjislacionit për reforma gjyqësore, ligjislacionin civil dhe komercial si dhe në themelimin e Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Ai është autor dhe bashkëautor i një numri të artikujve në lidhje me integrimet në BE, të drejtën ndërkombëtare publike dhe private, zgjidhjen e kontesteve me ndërmjetësim, si dhe sundimin e ligjit dhe sfidat e gjyqësorit në Kosovë.

Z. Kërveshi është asistent në Katedrën Juridiko-Civile pranë Universitetit të Prishtinës, Profesor i Marrëdhënieve Detyrimore në Universitetin e Pejës, si dhe themelues i Institutit të Kosovës për Drejtësi. Zoti Kërveshi ka mbajtur trajnime për Zgjidhjen e Mosmarrëvshjeve me Ndërmjetësim në Odën Ekonomike Ndërkombëtare në Paris të Francës.

Studimet e tij të nivelit Bachelor i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ndërsa ato të nivelit Master i ka përfunduar në Riga Graduate School of Law. Z. Kërveshi është ndërmjetsues i licensuar dhe arbitër i çertifikuar.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

valbon-mulaj

Valbon Mulaj

Valbon Mulaj është i diplomuar në Fakultetin Juridik dhe i specializuar në Arbitrazhin Komercial dhe Investimet e Huaja Kapitale në Kosovë gjatë studimeve të tij postdiplomike. Që nga viti 2008 ai është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Prishtinës, ku kryen studime mbi çështjet e arbitrazhit komercial. Ai gjithashtu ka të përfunduar Provimin e Jurisprudencës.

Z. Mulaj punon si Asistent në Katedrën Juridiko-Civile të Fakultetit Jurdikit pranë Universitetit të Prishtinës në fushën e Ligjeve për Biznese dhe Kompanitë Multinacionale. Ai gjithashtu jep mësim në Programin Master në lëndën Përmbarimi dhe Legjislacioni Komercial, i themeluar nga USAID dhe Programi SEAD. Ai është njëri nga themeluesit e Gjykatores në Faklutetin Juridik të Kolegjit AAB-RIINVEST.

Z. Mulaj ka punuar si Zyrtar i Lartë Ligjor në Zyrën e Kryeministrit, ku ka marrë pjesë në hartimin e shumë ligjeve. Ai ka punuar gjithashtu si trajner dhe studiues i çështjeve ligjore në Qendrën Juridike të Kosovës dhe si trajner në Institutin e Kosovës për Administratë Publike, për MDA-në në çështje biznesore, dhe si Ekspert Lokal në ECORYS, një project i Komisionit Evropian mbi Teknikat e Hartimit të Ligjeve.

Ai ka mbajtur trajnime mbi Arbitrazhin Komercial Ndërkombëtar; Transaksionet Biznesore në Ekonominë e Tregut dhe Arbitrazh; Investimi i Kapitalit të Huaj në Kosovë; Shoqatat Tregtare; dhe Menaxhimi Ekonomik nga Pikëpamja Ligjore.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

marilyn-zelin

Marylin Zelin

Marilyn Zelin, Këshilltare e Lartë Ligjore në Qendrën për Zgjidhje Alternative të Konflikteve (ADR) të programeve USAID/SEAD, ka eksperiencë të gjerë në ligjet e korporatave dhe atyre komerciale si dhe mbi 15 vite përvojë pune në projektet e sundimit të ligjit ndërkombëtar.

Në pozitën e saj si Zyrtare e Lartë Ligjore për ADR-në, znj. Zelin ka punuar nga afër me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku përfshihen hartimi i Rregullave të Arbitrazhit në Kosovë, zhvillimin e procedurave për administrimin e rasteve dhe trajnimin e arbitrave. Ajo gjithashtu ka ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Komisionin e saj për Ndërmjetsim për hartimin e legjislacionit sekondar të nevojshëm për implementimin e Ligjit të Ndërmjetësimit si dhe ka dhënë këshilla në përcaktimin dhe krijimin e Qendrave të Ndërmjetësimit në Kosovë.

Para se ti bashkohej programit të USAID/SEAD, znj. Zelin ka shërbyer si Drejtoreshë në Shoqatën e Avokatëve Amerikan, Iniciativa për Sundimin e Ligjit (ABA/ROLI) në Kosovë, Maqedoni, Gjeorgji, Lebanon dhe si Specialiste Ligjore në Koraci dhe Sllovaki. Që nga viti 1996 znj. Zelin ka ofruar konsulencë mbi mënyrat alternative për zgjidhje të konflikteve, kur edhe ka menaxhuar një ndër projektet e para të këtij lloji në rajon.

Para se ti qasej punës së saj në zhvillimin e projekteve ndërkombëtare, znj. Zelin ka punuar në praktikimin e ligjit të korporatave në kompanitë ndërkombëtare ligjore Skadden, Arps, Slate, Meagher & Flom. Ajo gjithashtu ka shërbyer si Menaxhere për Zhvillim Profesional dhe Kualitet për zyrën e Baker & McKenzie’s në Varshavë. Para se të merrte diplomën e saj në fushën e drejtësisë, znj. Zelin ka punuar si Asistent Menaxhere dhe Analiste Kreditore për Chase Bank në Nju Jork.

Znj. Zelin ka titullin Juris Doctor (ekuivalent me programin katërvjeçar në Kosovë) nga New York University School of Law, ku ajo ka shërbyer si Redaktore e Revistës për Shqyrtimin e Ligjeve dhe Ndryshimeve Sociale. Ajo ka marrë titullin Bachelor, me nderimin magna cum laude, nga Mount Holyoke College dhe ishte zgjedhur pjesë e shoqërisë Phi Beta Kappa. Znj. Zelin ka përfunduar provimin e jurisprudencës në Nju Jork.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

ilir-gaxha

Ilir Gaxha

Ilir Gaxha mbanë pozitën e Kreut të Departamentit Ligjor të bankës TEB SH.A. (anëtare e BNP Paribas group).  Ai ka punuar në TEB SH.A. që nga fillimviti 2010 si Këshilltar Ligjor, duke ofruar këshilla ligjore, interpretimin e ligjeve, hartimi, interpretimi dhe negocimi i kontratave komerciale / marrëveshjeve për produkte bankare, përfaqësimin e bankës në gjykata, ku përfshihet përgatitja e padive ligjore, propozimeve, mocioneve, kallëzimeve penale etj.

Z. Gaxha ka njohuri të gjerë relevante në ekzekutimin e aktgjykimeve, hipotekave, kolateralit të luajtshëm, hartimit dhe negocimit të kontratave si dhe të drejtën civile dhe atë komericiale. Ndërmjet viteve 2000-2009 ai ka mbajtur pozita të ndryshme në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, duke arritur deri tek pozita e Kreut të Administratës pranë Zyrës së Kordinatorit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (OKPCC), ku për detyrë ka pasur planifikimin, udhëheqjen, bashkërendimin, mbikëqyrjen e buxhetit dhe financave, personelit, prokurimin, logjistikën dhe infrastrukturën e departamenteve vartëse të administratës së OKPCC-së, si dhe ka mbikëqyrur dhe siguruar pavarësinë e Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm të OKPCC-së. Gjatë viteve 1996 – 1998, z. Gaxha ishte Zyrtar Administrativ në kompaninë private Afri-Commerce në Prishtinë. Në vitin 2006 ai u certifikua nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë si Përkthyes Gjyqësor në Shqip/Anglisht dhe ka punar si Përkthyes Ligjor për Prokurorinë e EULEX-it gjatë gjatë viteve 2009 – 2010. Në vitin 2011 ai u bë ndërmjetësues në Republikën e Kosovës, pasi që u certifikua nga Sekretariati për Ndërmjetësim i Ministrisë së Drejtësisë. Në të njejtin vit ai u pranua si Arbitër në Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Konflikteve pranë Odës Ekonomike Amerikane pasi që me sukses përfundoi programet e USAID/SEAD të Trajnimit për Arbitër. Ai ka marrë pjesë në Kosova Case Challenge 2004, Law Moot Court (e Drejta Ndërkombëtare Publike) dhe në Willem C.Vis 2005, International Commercial Arbitration Moot. Ndër trajnimet e shumta formale që ka marrë pjesë, ai ka përfunduar kurset e Universitetit të Pitsburgut në Prishtinë për Shitjet Ndërkombëtare, Transakcionet Ndërkombëtare Biznesore, Hulumtimet Ligjore Ndërkombëtare dhe të Huaja, Anglishtja për Avokatë; Teknikat dhe Procedurat e Prokurimit Publik, Rregullat e Prokurimit të BE-së; Shkolla Verore mbi Legjislacionin në Kosovë – Akademia për Legjislacion, Holandë; Paqëruajtja dhe Zgjidhja e Konflikteve Ndërkombëtare, Mbështetje Logjistike për Misionet Paqeruajtëse të OKB-së, Ligji Humanitar Ndërkombëtar dhe Ligji për Konfliktet e Armatosura, etj.

Ai u diplomua nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, ku gjithashtu ka ndjekur edhe studimet e tij të nivelit Master në drejtimin “Kontrata dhe e Drejta Komerciale”.

Gjuha e tij amtare është gjuha Shqipe, por z. Gaxha është i rrjedhshëm edhe në gjuhën Serbo-Kroate, dhe ka njohuri themelore për gjuhën Gjermane dhe gjuhën Holandeze.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

robert-muharremi

Robert Muharremi

Profesor i drejtësisë në European School of Law and Governance (ESLG).

Menaxher në Deloitte Kosovo.

Ka përfunduar studimet e Doktoraturës mbi të Drejtën Ndërkombëtare në Universität des Saarlandes, Gjermani.

Magjistër i Politikave Publike dhe Menaxhimit, i diplomuar nga University of London/SOAS, Mbretëria e Bashkuar.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

charles-kotuby

Charles T. Kotuby Jr.

Charles Kotuby është bashkpunëtorë në kompaninë Jones Day, selia në Washington D.C., mbi çështjet e Mosëmarrveshjeve Ndërkombëtare dhe Praktikën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Ai merr pjesë rregullisht si këshilltar në arbitrazhe ndërkombëtare, ku përfshihen çështjet ligjore dhe të drejtat civile. Zoti Charles është Profesor i Asociuar i Drejtësisë në American University’s Washington College of Law, në Washington D.C., ku jep mësim në lëndë për arbitrazhin ndërkombëtar, dhe anëtar i Bordit Këshillues i Qendrës për Arsimimin Ligjor Ndërkombëtar në University of Pittsburgh School of Law. Ai mori titullin Juris Doctor nga University of Pittsburgh School of Law; titullin Master mbi Bashkimin Europian dhe Ligjet Ndërkombëtare nga University of Durham; dhe ka shërbyer si Nënpunës Ligji për gjyqëtarin Joseph F. Weis Jr. gjykatës në Gjykatën e Apelit Shkalla e Tretë, në Shtetet e Bashkuara dhe si Anëtar në Institutin Max Planck mbi Ligjin Ndërkombëtar dhe të Drejtës Private Ndërkombëtare në Hamburg, Gjermani.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

shemsi-kelmendi

Anton Nokaj

Anton Nokaj është avokat me bazë në Prishtinë, Kosovë, dhe veprimtarija e tij fokusohet në të drejtën civile.

Në të kaluarën z. Nokaj ka qenë pjesë e sistemit gjyqësor. Për tetë vite ai ka shërbyer në cilësinë e kryetarit të trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Z. Nokaj ka qenë anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të cilin edhe e ka udhëhequr për një vit. Ai ka qenë edhe ligjërues, me kërkesë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për trajnimet e provimit të jurisprudencës, dhe me ftesën e Qeverisë së Kosovës ka qenë anëtar i disa grupeve punuese për hartimin e legjislacionit.

Z. Nokaj ka marrë diplomën e drejtësisë në Universitetin e Prishtinës.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

ardian-kryeziu

Ardian Kryeziu

Ardian Kryezu është ekspert ligjor me mbi tetë vite përvojë pune, me fokus në hartimin e ligjeve dhe reformave në menaxhment dhe mjedis të biznesit.

Ai ka realizuar veprimtarinë e tij nëpërmjet punës së drejtpërdrejt me Qeverinë dhe projekteve me donacion, ku përfshihen USAID-i, BE-ja, Korporata Ndërkombëtare Financiare/Banka Botërore dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim.

Zoti Kryeziu ka marrë diplomën e tij Bachelor nga Universiteti i Prishtinës dhe titullin Master në Drejtësi mbi të Drejtën Ndërkombëtare dhe Europiane nga Riga Graduate School of Law.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

dren-salihu

Dren Salihu

Dren Salihu është avokat me bazë në Prishtinë, Kosovë.

Përvoja e tij e mëparshme përfshinë punën si këshilltar i brendshëm për njërën nga kompanitë më të mëdha të distribucionit dhe shitjes në Kosovë. Ai ka punuar gjithashtu edhe në sektorin bankar, duke shërbyer si zyrtar ligjor në Bankën Ekonomike.

Z. Salihu ka marrë certifikatën e tij nga Hope Fellowship në vitin 2008, ndërsa studimet e nivelit Master i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

fisnik-salihu

Fisnik Salihu

Fisnik Salihu është avokat me bazë në Prishtinë, Kosovë. Zyra e tij ligjore është e specializuar në të drejtën komerciale, të drejtën e korporatave, financim i projekteve, banka dhe financa, ndërtimtari dhe arbitrazh.

Në të kaluarën, z. Salihu ka punuar në cilësinë e këshilltarit ligjor për dy bankat më të mëdha në Kosovë, ku puna e tij fokusohej në çështjet që kishin të bëjnë me departamentin ligjor, ku përfshihej hartimi i opinioneve ligjore dhe konsulencë për ligje dhe rregullore.

Pasi përfundoi me sukes studimet e tij të nivelit Bachelor në Universitetin e Prishtinës, z. Salihu ka vazhduar studimet e tij Master mbi të Drejtën Ndërkombëtare për Ekonomi dhe Biznes në University of Groningen, në Holandë.

Z. Salihu është i përfshirë gjithashtu në arbitrazhin e sportit – ai është arbitër me Federatën e Hendbollit Europian – Gjykata e Arbitrazhit me seli në Vjenë të Austrisë, qëllimi i së cilës është të sigurohet një rrugë efikase dhe e pavarur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në hendboll në veçanti dhe sport në përgjithësi.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

fitore-morina

Fitore Morina

Fitore Morina është avokate me bazë në Prishtinë, Kosovë. Ajo është asistente në Katedrën Juridiko-Financiare në Universitetin e Prishtinës, dhe ajo është ligjëruese e lëndës E Drejta Komerciale në Universitetin e Pejës.

Në të kaluarën, znj. Morina ka qenë Drejtoreshë e Qendrës Kërkimore Ligjore në Universitetin e Prizrenit, dhe është autore e disa artikujve në fushën e së drejtës komerciale dhe financiare.

Për momentin znj. Morina është kandidate për doktoraturë mbi të Drejtën Financiare në Universitetin e Prishtinës.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

hilmi-zhitija

Hilmi Zhitia

Z. Zhitia është avokat dhe ka firmën e tij ligjore në Prishtinë, Kosovë. Ai është poashtu ligjerues i së drejtës penale në njërin nga universitetet private në Kosovë.

Përvoja e tij është e bujshme, në disa hallka të sistemit gjyqësor të Kosovës, përfshirë pozitën e tij si prokuror publik në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Kosovë.

Z. Zhitia ka qenë i përfshirë si ligjërues në tema specifike në kuadër të së drejtës penale në Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe në Shkollën e Policisë. Për më tepër, ai ka qenë anëtar i grupeve punuese vendore dhe ndërkombëtare lidhur me hartimin e legjislacionit në Kosovë; pjesë e disa komiteteve për hartimin e legjislacionit të themeluara nga Qeveria e Kosovës; dhe ka shërbyer dy herë si anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në mes të punimeve të tjera, z. Zhitia është bashkëautorë i Komentarit të Kodit Penal të Kosovës, të publikuar në vitin 2014.

Z. Zhitia ka titullin e magjistrit në të drejtën penale nga Universiteti i Prishtinës.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

jusuf-bytyqi

Jusuf Bytyqi

Z. Bytyqi është avokat me veprimtari në Kosovë, me firmën e tij ligjore nga viti 2014.

Ai ka më shumë se tetë vite përvojë pune si gjykatës në Gjykatën Komunale në Lipjan, Kosovë, në cilësinë e gjykatësit hulumtues, gjykatësit të procedurës paraprake, dhe gjykatës në çështjet civile.

Në vitin 2010, z. Bytyqi u riemëruar si gjykatës në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës – dega Lipjan.

Z. Bytyqi ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Ai flet rrjedhshëm gjuhën serbokroate.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

korab-sejdiu

Korab R. Sejdiu 

Korab R. Sejdiu është njëri nga partnerët themelues të firmës ligjore Sejdiu & Qerkini, LLC dhe aktualisht shërben si Drejtor Menaxhues. Ai është i licencuar të ushtroj profesionin e avokatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (New York, New Jersey, dhe Pensilvani).

Ai mori titullin Bachelor në Kolegjin e New Jersey në 2001, me drejtim Ekonomi dhe Biznes Ndërkombëtar. Në vitin 2004 ai mori titullin Juris Doctor nga Universiteti Widener në Delaware, SHBA. Në vitin e fundit të studimeve për Juris Doctor ai u emërua Bursist Wolcott (Wolcott Fellow), një nder i cili u jepet katër studentëve të jashtëzakonshëm dhe i cili i dha atij mundësinë që të përfundoj praktikën në gjykatë në Delaware (Delaware Court of Chancery), gjykatë amerikane e famshme për çështje korporative. Poashtu gjatë studimeve të tij të doktoratës ai ishte Editor Menaxhues në Revistën e së Drejtës së Korporatave të Delaware, revistë vendore me rëndësi. Fillimisht, ai kreu praktikën për Gjykatën Supreme të New Jersey dhe pastaj iu bashkangjit një firme ligjore prestigjioze në Filadelfia, e cila përfaqëson klientë të Fortune 500 në çështje korporative dhe komerciale.

Ai u kthye në Kosovë në fund të vitit 2007 dhe u punësuar nga Bearing Point (kontraktor i USAID) si Këshilltar Ligjor në një projekt në përkrahje të Kuvendit të Kosovës dhe më vonë në zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës. Më vonë u angazhua si trajnues i së drejtës komerciale për gjyqësorin e Kosovës dhe Odën e Avokatëve. Z. Sejdiu ka shërbyer si Këshilltar Ligjor për Presidentin e Republikës së Kosovës nga 19 mars 2008 dhe deri në përfundimin e mandatit të Presidentit në Shtator të vitit 2010.

Ai poashtu ligjëroi të drejtën biznesore dhe të drejtën ndërkombëtare ekonomike për student në studimet primare dhe ata master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe Fakultetin Ekonomik të Kolegjit Riinvest. Në të kaluarën, z. Sejdiu poashtu ishte ligjerues vizitor në kolegjin prestigjioz Imperial College London, ku ligjeroi studentët MBA për etikën biznesore dhe përgjegjësinë shoqërore korporative. Z. Sejdiu aktualisht ligjëron në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) klasat Shoqëria dhe e Drejta dhe e Drejta Kushtetuese Moderne. Ai ka publikuar punime në fushën e së drejtës komerciale, ndërkombëtare, dhe kushtetuese.

Z. Sejdiu është poashtu Kryesues i Bordit të Programit për të Drejta Civile/Kosovë, e cila u shërben interesave ligjore të qytetarëve të Kosovës të papërfaqësuar dhe me mungesë privilegjesh.

Përveç gjuhës shqipe, ai poashtu flet gjuhën Angleze dhe Serbe.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

kujtesa-nezaj-shehu

Kujtesa Nezaj - Shehu

Znj. Nezaj – Shehu ka specializuar në të drejtën e pronësisë intelektuale. Veprimtaria e saj përfshinë të gjitha aspektet e mbrojtjes së pronësisë intelektuale, përfshirë përgatitjen e strategjisë për programet kundër falsifikimit në rajon. Ajo është Agjente e certifikuar për Patenta dhe Marka Tregtare pranë Zyrës për Pronësi Industriale të Kosovës. Ajo është aktualisht udhëheqëse e SDP Kosovë, firmë e specializuar në pronësi intelektule, e bazuar në Prishtinë.

Përvoja e saj e kaluar përfshinë punën për disa trupa vendor dhe ndërkombëtar. Përveç angazhimeve të tjera ajo ka qenë e përfshirë në disa angazhime si trajnere, përfshirë të qenit pjesë e Programit të USAID për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial në kapacitetin e trajneres në temat e markave tregtare pvr gjykatësit dhe avokatët.

Ajo ka titullin LL.M në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Krahasimore me fokus në të Drejtën e Pronësisë Intelektuale në Universitetin e Pittsburgh/Fakulteti Juridik, ndërsa studimet bachelor për drejtësi I përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Znj. Nezaj – Shehu është autore e disa punimeve akademike.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

merita-stublla-emini

Merita Stublla - Emini

Znj. Stublla – Emini është avokate me bazë në Prishtinë, Kosovë.

Në të kaluarën ajo ofrojë ekspertizën e saj për disa projekte të financuara nga organizata ndërkombëtare, përfshirë një projekt të EU në përkrahje të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe një mision fakt-mbledhës të USAID për sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë. Në mes të pozitave të tjera, ajo ishte poashtu pjesë e USAID Kosovë për katër vite, në cilësinë e Specialistit për Menaxhim të Projekteve dhe Këshilltar për Sundimin e Ligjit, duke menaxhuar disa komponentë kyçe të portfolios së USAID/Kosovë të aktiviteteve të Demokracisë dhe Qeverisjes në sektorin e Sundimit të Ligjit.

Znj. Stublla – Emini mori titullin bachelor i drejtësisë në Universitetin e Prishtinës.

Ajo flet rrjedhshëm gjuhën Angleze dhe Serbokroate.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

shemsi-kelmendi

Muhamet Shala

Z. Shala është avokat me me bazë në Prishtinë dhe vepmtaria e tij fokusohet në fushën e së drejtës komerciale.

Paraprakisht ai ishte gjykatës në Odën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me çështjet e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit. Kjo dhomë ka kompetencë të vendos në të gjitha çështjet lidhur me privatizimin dhe kontestet lidhur me pronën në pronësi shoqërore dhe publike, përshirë kontestet e lindura nga marrëdhëniet e punës, kompenzimet, llojet e ndryshme të kërkesave për borxhe, dhe çështje të tjera të ndërlidhura.

Poashtu, për disa vite ai ishte gjyqtarë në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë.

Z. Shala vijoj studimet e tij për drejtësi në Universitetin e Prishtinës.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

naim-krasniqi

Naim Krasniqi

Z. Krasniqi ka firmën e tij ligjore në Prishtinë. Ai ka përvojë profesionale prej më shumë se dhjetë vite. Veprimtaria e tij përfshinë fushën e së drejtës civile, të drejtës kontraktuale, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sektorit bankar, të drejtave pronësore dhe privatizimit.

Paraprakisht ai ka vepruar në cilësinë e zyrtarit ligjor të Aeroportit Ndërkombëtar Limak Kosovë.

Ai ka marrë titullin bachelor në drejtësi në Universitetin e Prishtinës.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

njomeza-zejnullahu

Njomëza Zejnullahu

Znj. Zejnullahu është eksperte ligjore me më shumë se tetë vite përvojë në organizata publike dhe privte të cilat veprojnë në Kosovë. Ajo përqëndrohet në fushën e së drejtës së kompanive, të drejtës kontraktuale, të drejtës së prokurimit, partenritetet publiko-private, të drejtën e pronës dhe të drejtën e sigurimeve. Ajo është poashtu ligjeruese.

Përvoja e saj përfshinë punën për projektet siç janë: Iniciativa për Rritje dhe Stabilitet Fiskal (Growth and Fiscal Stability Initiative), projekt i USAID; Përkrahja e Institucioneve Kosovare në fushën e Mbrojtjes së të Dhënave, Projekt i BE-së; dhe Empower Credit Support, poashtu projekt i USAID.

Znj. Zejnullahu ka dy tituj bachelor nga Universiteti i Prishtinës, njërin në Drejtësi dhe njërin në Shkenca Politike. Më tutje, ajo ka titullin magjistër në të Drejtën Financiare dhe aktualisht është kandidat për doktoratë për drejtësi në European Faculty of Law në Slloveni.

Gjuha e saj anëtare është gjuha shqipe, ndërsa ajo flet rrjedhshëm edhe gjuhën Angleze, Serbe, dhe Turke.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

shemsi-kelmendi-2

Shemsi Kelmendi

Z. Kelmendi është arkitekt i kualifikuar dhe konsulent i mbikqyrjes së sasisë me shumë vite përvojë pune në menaxhim, dizajn, dhe mbikqyrje të projekteve infrastrukturore (objekte industrial, objekte shëndetësore, shkolla, qendra tregtare dhe objekte banimi). Ai është pjesë e listës së arbitërve për kontestet në fushën e ndërtimtarisë dhe fushat e lidhura me përvojën e tij.

Përvoja e tij e kaluar përfshinë menaxhimin e disa projekteve infrastrukturore të financuara nga Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës, ADF Tirana (projekt infrastrukturor i financuar nga Qeveri e Shqipërisë në Komunën e Graqanicës), CDF Prishtina (projekte të financuara nga Qeveria e Kosovës), dhe të tjera.

Z. Kelmendi përfundoi studimet e tij në Universitetin e Prishtinës.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

shibani-shah

Shibani Shah

Znj. Shah është Specialiste Ligjore në Programin e USAID për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE), me fokus në zhvillimin dhe forcimin e kornizës ligjore komerciale në KosoVë, si dhe ngritjen e vetdijes lidhur me përdorimin e mekanizmave alternativ për zgjidhjen e kontesteve. Znj. Shah poashtu punon me ekipin e CLE në organizimin e tryezave “Qite n’Letër” të cilat kanë për qëllim edukimin e bizneseve kosovare nga sektorë të ndryshëm lidhur me rëndësinë dhe vlerën e kontratave të shkruara.

Para se t’i bashkangjitet CLE-së, znj. Shah ka punuar si avokate komerciale në firmën ligjore Arnold & Porter LLP në zyrat e tyre në Washington, D.C. Praktika e saj përfshinte negocimin e kontratave komplekse ndërkombëtare, ndërmjarrjen e hetimeve sipas Ligjit për Praktikat e Korruptuara të Huaja (Foreign Corrupt Practices Act (FCPA)), dhe përfaqësime në gjykata. Znj. Shah poashtu ka punuar si bursiste ligjore në Kosovoë në Public International Law and Policy Group (PILPG), e cila përkrahë shoqërinë civile vendore të rrisë llogaridhënien qeveritare duke promovuar qasje dhe kërkesë për drejtësi.

Znj. Shah ka titullin Juris Doctor nga Universiteti Washington në Shkollën e Drejtësisë St. Louis, ku u fokusua në të drejtën ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në garën ndërkombëtare Phillip C. Jessup International Law Moot Court. Znj. Shah ka përfunduar studimet e saj bazike në Kolegjin Mount Holyoke.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

ardeshir-atai

Ardeshir Atai

Z. Atai është partner në firmën ligjore Atai & Associates me bazë në Teheran.

Veprimtaria e tij kryesisht përqëndrohet në të drejtën e traktateve të investimeve, të drejtën ndërkombëtare të investimeve, zgjidhjen e kontesteve, financa dhe banka, tregti dhe investime, transport ndërkombëtar, tatime, dhe arbitrazh komercial ndërkombëtar.

Z. Atai është ligjerues vizitor në Universitetin e Hertfordshire – Fakulteti i Drejtësisë ku në programin LLB ligjëron të drejtë komerciale ndërkombëtare ndërsa në programin master të drejtën e ujrave. Për më tepër, ai ligjëron lëndë në të drejtë komerciale në Universitetin e South Wales – Qendra e Londrës.

Ai është anëtar i bordit këshillëdhënës editorial (EAB) të Revistës për Shkenca Administrative dhe Ekonomike (Journal of Economic and Administrative Sciences), Bursist Bashkëpunëtor i Akademisë për Edukim të Lartë (Higher Education Academy (HEA)), anëtar i Institutit të ICC për të drejtën biznesore botërore dhe Chartered Institute of Arbitrators.

Z. Atai ka titullin PhD në të drejtën ndërkombëtare të investimeve dhe arbitrazhin nga Universiteti i Londrës – Instituti për Studime Ligjore të Avancuara (Institute of Advanced Legal Studies (IALS)).

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

cornel-marian

Cornel Marian

Z. Marian është avokat me specializim në arbitrazh, me përvojë të gjerë në arbitrazh vendor dhe ndërkombëtar.

Ai ka përfaqësuar klient në procedurë të arbitrazhit në bazë të disa lloj rregullash, përfshirë rregullat e Odës Ekonomike të Suedisë, rregullat e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve të Investimeve, rregullat e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Komercial (International Commercial Arbitration Court) dhe Komisionit të Kombeve të Bashkuara në të Drejtën Ndërkombëtare të Tregtisë.

Ai ka titullin e magjistrit nga Universiteti i Stokholmit, titullin Juris Doctor nga Universiteti i Iowa, ishte student vizitues në New York University School of Law, dhe poashtu mori titujt bachelor dhe master në ekonomi nga Universiteti i Bostonit. Z. Marian ishte poshtu Bursist Fulbright në Rumuni.

Z. Marian flet gjuhën Angleze, Rumune, Ruse, Frënge dhe Suedeze.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

shemsi-kelmendi

Fabricio Fortese

Z. Fortese ka shumë vite të trajnimeve dhe përvojës ligjore. Ai ka përvojë në zgjidhjen e kontesteve ndërkufitare me fokus ne tregti ndërkombëtare, mallra, tregti financiare dhe sigurime tregtare (me rrezik politike dhe komercial), agjenci, shërndarje, prodhim, garancione, financim projektesh dhe konteste në të cilat përfshihen entitete josolvente.

Ai ka përfaqësuar klient nga korporata private si dhe klient nga kompani në pronësi shtetërore. Ai ka vepruar si avokat në disa konteste ndërkombëtare, përfshirë negociatat, ndërmjetësimet, procedura të arbitrazhit dhe procedura gjyqësore. Ai është kontraktuar si avokat edhe nga firma ligjore në disa konteste specifike por poashtu në tribunal të arbitrazhit sipas procedurës së LCIA, SCC, ICC dhe ad hoc.

Si konsulent, Fabricio ka punuar në disa projekte në çështje lidhur me sigurime tregtare dhe zgjidhje kontestesh, për agjencione private apo të lidhura me shtetin në Unionin e Bernit (Eximbank, Euler Hermes, Coface, Cesce, Sinosure, Sace, Atradius, ECGD, AIG and others).

Ai rregullisht kontribuon me publikime dhe forume në arbitrazh komercial ndërkombëtar dhe konteste investitor-shtet.

Ai ka studiuar drejtësi dhe arbitrazh ndërkombëtar në Universitetin e Buenos Aires, Universitetin e Queen Mary të Londrës,  Charter  Institute  of  Arbitrators dhe Universiteti i Stokholmit, ku ai ligjëron të drejtën ndërkombëtare te arbitrazhit.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

roman-rewald

Roman Rewald

Z. Rewald është avokat dhe partner në firmën ligjore Weil, Gotshal & Manges në Varshavë, Poloni. Ai poashtu ka ushtruar profesionin në SHBA për tetë vite, i licencuar në Michigan.

Z. Rewald ishte Kryesues i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane në Poloni për 6 vite. Ai është poashtu arbitër me listën e arbitërve të Gjykatës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Polake si dhe Gjykatës së Arbitrazhit në Lewiatan Confederation.

Përveç përfshirjes së tij në arbitrazh komercial, ai është njëri nga liderët e shtetit dhe promovuesit e ndërmjetësimit në Poloni, përderisa pozita e tij e kryesuesit tek Qendra e Ndërmjetësimit Lewiatan është pjesë e punës së tij pro bono.

Z. Rewald ka dy tituj të magjistrit nga Universiteti Nicolaus Copernicus në Torun të Polonisë, njërin në drejtësi dhe tjetrin në administrim publik. Ai ka titullin Juris Doctor nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Detroitit.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

fouad-el-saddi

Fouad El Saddi

Z. El Saddi është avokat libanez dhe ndërmjetës i certifikuar, i cili u specializua në të drejtën ndërkombëtare tregtare dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve nga perspektiva të shumta qysh nga viti 2007.

Z. El Saddi ka disa tituj magjistër nga universitete me reputacion në Liban dhe Evropë. Ai ka ndjekur disa kurse dhe konferenca në arbitrazh në Lindjen e Mesme, Evropë, dhe Shtete të Bashkuara, duke rrethuar kështu arbitrazhin nga perspektiva e së drejtës civile dhe zakonore. Ai ka vepruar si avokat në disa raste të arbitrazhit vendor dhe ndërkombëtar sipas rregullave të ICC, ICSID, DIAC, dhe Qendrës së Arbitrazhit Libanez, por poashtu edhe procedurë ad hoc.

Z. El Saddi flet rrjedhshëm gjuhën Angleze, Frënge, dhe Arabe.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

????????????????????????????????????

Klentiana Mahmutaj

Klentiana Mahmutaj është avokate me veprimtari në Londër, dhe puna e saj përfshinë të drejtën ndërkombëtare, të drejtën publike, penale dhe rregullative.

Për sa i përket të drejtës ndërkombëtare, znj. Mahmutaj këshillon entitetet e huaja private e poashtu edhe qeveritë. Ajo është ligjeruese dhe poashtu publikon rregullisht lidhur me të drejtën publike ndërkombëtare, lidhur me imunitetin shtetëror, zbatimin jashtëterritorial të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe korrupsionin në arbitrazhin ndërkombëtar.

Përveç kësaj, znj. Mahmutaj është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Londrës (London International Court of Arbitration) dhe Këshillit të Pëdoruesve Evropian (European Users’ Council). Njëri nga studimet e fundit të Klentianës “Korrupsioni në Arbitrazhin Ndërkombëtar: në zhvillim apo alarm fals?” diskuton korrupsionin në arbitrazhin e bazuar në kontrata dhe në traktate bilaterale të investimeve me analizë të rasteve më të fundit.

Klentiana ka titullin bachelor nga Universiteti De Montfort në Leicester dhe titullin e magjistrit në të drejtën ndërkombëtare publike nga Universiteti i Londrës.

Për më shumë detaje mbi të kaluarën akademike dhe profesionale të arbitrit ju lutemi të kontaktoni arbitration@amchamksv.org

TOP