×

Support

For Policy Issues please contact: Visar Hapciu @ visar.hapciu@amchamksv.org
For Membership Services please contact: Adea Kelmendi @ adea.kelmendi@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: Vanesa Gashi @ vanesa.gashi@amchamksv.org

FORGOT YOUR DETAILS?

Rreth Nesh

Qendra e Arbitrazhit, si pjesë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, është krijuar me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit në vend, përmes ofrimit të arbitrazhit si metodë jashtëgjyqësore për zgjidhjen e kontesteve me karakter komercial, dhe që rrjedhin nga transaksionet biznesore. 

Arbitrazhi është metodë alternative për zgjidhjen e kontesteve, i cili realizohet vetëm nëse ekziston një marrëveshje paraprake e arbitrazhit në formë të shkruar në mes të palëve, zakonisht e përfshirë në formë të klauzolës në kontratë. Rasti i arbitrazhit shqyrtohet në procedurë nga një ose më shumë persona neutral (arbitër) të cilët zgjidhen nga palët dhe nxjerrin vendim mbi rastin. Përderisa arbitrazhi është i ngjajshëm me procedurën gjyqësore, pasi që arbitrit, njëlloj sikur gjykatësit, lëshojnë vendime detyruese, arbitrazhi është shumë më i shpejtë në krahasim me procedurat gjyqësore. Përveç kësaj, kjo procedurë është moderne, fleksibile, dhe i përshtatet nevojave të palëve. Procedura ka shpeshherë shpenzime më të ulëta dhe bazohet në parimin e konfidencialitetit. Vendimi i arbitrazhit është vendim final, dhe përveç në rrethana skajshmërisht të kufizuara, nuk i nënshtrohet procedurës së ankimimit. Finaliteti i vendimit të arbitrazhit njihet nga gjykatat vendore.

Në mbi këto parime, Qendra e Arbitrazhit ofron shërbimet e saj për menaxhimin e procedurës së arbitrazhit (përfshirë edhe ndërmjetësimin komercial si metodë e ndryshme nga arbitrazhi dhe më pak formale) për të gjitha bizneset e interesuara, vendore apo të huaja. Qendra ka kornizën e saj procedurale, përkatësisht Rregullat e Arbitrazhit, si dhe Listën e Arbitërve të cilët janë ekspert të fushës së drejtësisë, por edhe të fushave të tjera.

TOP