Pejë, 18 dhjetor 2014 – Qendra e Arbitrazhit organizoi një tryezë të rrumbullakët me bizneset në Pejë, ku diskutimi kryesor ishte rreth përparësive të përdorimit të arbitrazhit si metodë alternative e zgjidhjes së kontesteve.
Në fjalimin e tij hyrës, Sekretari Gjeneral i Qendrës së Arbitrazhit, Visaj Ramaj, informoi përfaqësuesit e bizneseve se zgjidhja e kontesteve mund të kategorizohet në dy sisteme: sistemin në të cilin ekziston një vendim përfundimtar dhe i detyrueshëm për palët (gjykata, arbitrazhi), dhe një sistem ky arritja e një marrëveshje është e lehtësuar nga një pale e tretë por nuk ka vendim detyrues (ndërmjetësimi, negocimi). Për sa i përket sistemit të pare, ai shtoi se arbitrazhi si mekanizëm është i dizajnuar për nevojat e bizneseve dhe është i karakterizuar me procedura të shpejta dhe të thjeshta, profesionalizëm dhe pavarësi, si dhe përmbarim të lehtë, duke e bërë kështu sistem më superior se gjykatën. Ai shtoi se në shtetet e zhvilluara arbitrazhi është zgjidhja më e shpeshtë për adresimin e kontesteve, si dhe rreth 86% të korporatave në këto shtete kanë përfshirë arbitrazhin si strategji kryesore për zgjidhjen e kontesteve.
Gjatë prezantimit të tij, Kujtim Kërveshi, Specialist Ligjor i Lartë në të drejtën kontraktuale dhe zgjidhjen alternative të kontestevem informoj pjesëmarrësit mbi metodologjinë se si funksionon ndëmjetësimi dhe përparësitë që ky sistem ofron. Sipas Kërveshit ka një dallim të madh në mes të pozicioneve dhe kërkesave të palëve në njërën anë, dhe interesave të tyre në anën tjetër. Ai shtoi se ndërmjetësimi jep mundësinë për komunikim të hapur në mes të palëve, i cili fokusohet në interesat e tyre dhe e bën shumë më të lehtë që të gjindet një zgjidhje edhe për kontestet më të komplikuara. Ai ofroi shembuj konkret të rasteve të cilat ishin ndërmjetësuar me sukses, kur pas disa viteve nëpër gjykata, palët arritën të gjejnë një zgjidhje përmes ndërmjetësimit.
Për më tepër, Kërveshi informoj bizneset e regjionit të Pejës mbi mundësitë e përdorimit të Qendrave të Ndërmjetësimit në disa shtetet në Kosovë, përfshirë Pejën – qendra të cila janë të përkrahura nga programi i USAID për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial.
Tryeza përfundoj me bisedë të hapur dhe joformale me bizneset dhe lidhur me atë se si atom und të përfitojnë nga arbitrazhi dhe ndërmjetësimi, si dhe me ftesën e Qendrës së Arbitrazhit në Odën Amerikane që ti drejtohen qendrës për asistencë lidhur me përdorimin e arbitrazhit.
Kjo ngjarje u bë e mundshme me përkrahjen e USAID, sipas Forward Initiative, e cila ofron ndërtim të kapaciteteve për Qendrën e Arbitrazhit.