Ferizaj, 14 maj 2015 – Përfaqësuesit e bizneseve u informuan lidhur me përparësitë e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit si mekanizma të zgjidhjes alternative të kontesteve në dispozicion në Kosovë. U theksua se vendimet e arbitrazhit janë përfundimtare dhe të detyreshme dhe bizneset u udhëzuan se si të përfshinë klauzolat e arbitrazhit në kontratat e tyre. Përfaqësuesja e Programit të USAID për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial informoi bizneset mbi funksionet e përmbaruesve privat dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit.