Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ u del në ndihmë qyteteve dhe fshatrave në karantinë

Me qëllim të mbështetjes së komunitetit dhe për të ndërtuar një kulturë organizative drejt rezultateve pozitive, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ (Limak Kosova International Airport SH.A.) i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës pako me produkte ushqime dhe higjienike.

Këto pako do tu shpërndahen qytetarëve në qytetet dhe fshatrat e republikës së Kosovës të cilat janë në karantinë nga ANP në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Një pjesë e donacionit do të shkoj për komunitet Romë Ashkali Egjiptas në disa nga komunat e Kosovës, me qëllim që t’u ndihmojnë atyre të përballen me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.