Amabasadori Taivanez takon përfaqësuesit e Odës Amerikane

Prishtinë, 18 nëntor 2020 – Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë kishin kënaqësinë të takonin Shkëlqesinë e Tij Liu Shih-chung – Ambasador i Tajvanit për rajonin, dhe të diskutonin mbi mundësitë e bashkëpunimit midis Tajvanit dhe Kosovës.

Gjatë këtij takimi, theks i veçantë u vu në sektorët me më shumë potencial për rritje në Kosovë, lehtësitë ligjore për investime, si dhe zhvillimin e rrjetit 5G brenda vendit.