Ambasadorja e Izraelit Ziv viziton Odën Amerikane

Prishtinë, 30 maj 2022 – Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka vizituar Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë. Në takimin e saj me drejtorin ekzekutiv Arian Zeka, ajo theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve izraelite dhe atyre kosovare.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka, foli për avantazhet e Kosovës në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja direkte. Ai tha se bashkëpunimi me Izraelin është i një rëndësie të veçantë për Kosovën.

Të dy, ambasadorja Ziv dhe Drejtori Ekzekutiv Zeka u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim të organizimit të mundësive tregtare dhe investimeve për bizneset izraelite dhe kosovare.