Anëtarët e Komitetit të Edukimit diskutuan mbi sfidat aktuale të arsimit dhe rrugën përpara

Prishtinë, 8 Dhjetor 2021- Në këtë mbledhje, anëtarët e komitetit të Edukimit diskutuan aspekte të rëndësishmë të sektorit të arsimit në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për sfidat aktuale në sistemin e arsimit në Kosovë, duke përmendur përpilimin e një strategjie të mundshme në lidhje me certifikimin e shkollave profesionale dhe personave që e përfundojnë atë e që kjo pastaj e mbron tregun e punës.

Tutje, anëtarët përmendën profilizimin dhe degëzimin e profesioneve në nivelin master duke shtuar që drejtimet duhet të jenë më specifike.

Gjithashtu, u sugjerua nxjerrja e statistikave nga ministria e Arsimit në lidhje me numrin e studentëve që punësohen pas përfundimit të studimeve, duke lënë mënjanë titujt akademik dhe arritjet individuale.

Anëtarët theksuan nevojën e kuadrove në fushën e prodhimit dhe inxhinierisë, duke shtuar që ende mungon vetëdijesimi në këtë aspekt.

Aspekt të rëndësishëm anëtarët konsideruan dhe diskutimin në një nivel më të madh për bullizmin në shkolla dhe monitorimin e mësimdhënies gjithashtu