Prishtinë, 14 Dhjetor 2021- Në këtë mbledhje, anëtarët e komitetit të Tregtisë dhe Doganave diskutuan aspekte të rëndësishmë të këtj sektori në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua për vështirësitë me AUVK-në në lidhje me barrierat dhe procedurat e gjata për çështjet e importit duke shtuar që nëse duam të ‘përcjellim’ Bashkimin Evropian duhet ndjekur edhe legjislatura. U përmend gjithashtu pritja me javë të tëra e mallrave për shkak të vonesës së lëshimit të çertifikatave dhe laboratorëve.
Tutje, u theksua edhe mospranimi i çertifikatave online nga doganat për bizneset duke sugjeruar një gjë të tillë dhe sfidat e diferencimit të produkteve gjithashtu.
Tutje, anëtarët përmendën çështjen e zvogëlimit te informalitetit duke diskutuar me ministrinë e Financave dhe doganat në agjendë për vitin e ardhshëm.
Aspekt të rëndësishëm, anëtarët konsideruan ligjin për tregti të brendshme dhe të jashtme duke diskutuar vazhdimësinë dhe funksionalizimin e tyre. Tutje, anëtarët përmendën implementimin e arkave fiskale dhe gjykatën komerciale në kuptimin kohor të zgjidhjes së rasteve për bizneset.