Prishtinë, 17 maj 2017 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një takim me Sanford Owens, Zyrtar për Shërbime Komerciale të SHBA-ve dhe kompanitë anëtare të Odës Amerikane.
Owens u njoftua me anëtarët e Odës Amerikane dhe veprimtaritë e tyre, ndërsa këta të fundit patën mundësi të diskutojnë rreth sfidave me të cilat përballen në sektorin përkatës, duke përfshirë çështjen e taksave doganore, çështjen e humbjeve, të furnizimit me energji elektrike dhe tregtisë në përgjithësi.
Owens u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me Odën Amerikane edhe përmes organizimit të panaireve tregtare dhe ekspozitave, në mënyrë që bizneset Kosovare të promovohen jashtë vendit dhe si rezultat të nxitet eksporti.