Artmotion dhuron 3 muaj falas aplikacionin për të gjithë qytetarët

Kampanjës #rriNshpi e cila ka filluar për t’i motivuar të gjithë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi gjatë kohës sa zgjat kriza e koronavirusit, i është bashkuar edhe kompania Artmotion.

Kompania Artmotion mbështet këtë kampanjë duke dhuruar kështu tre muaj aplikacionin falas për të gjthë qytetarët e Kosovës.

Aplikacioni Artmotion përmban deri në 220 kanale dhe është funksional në pajisjet si TV (Smart), tablet, laptop dhe telefon mobil. Ky aplikacion përmban ‘’Video on Demand (VoD)’’ ku të gjithë adhuruesit e filmave do të kenë qasje në qindra filma dhe seriale, si dhe kthimin e përmbajtjes televizive të munguar përmes Catch Up TV.