Asha Graphics prezanton produktin e ri ‘D-BOX Kabina e Dezinfektimit’

Asha Graphics ka kënaqësinë të ndajë me ju produktin “D-BOX Kabina e Dezinfektimit”. D-Box është një produkt i prodhuar në Kosovë nga Kompania ASHA në konsultim me kompanin Zog&Zog i ndërtuar enkas për të asistuar në spërkatjen me dezinfektues të personave (stafit, klientëve, bashkëpuntorve, qytetarëve etj) pra trupit dhe rrobave potencialisht të kontaminuara në mënyrë të shpejtë dhe efektive.

DBOX ju lejon që të mbuloni hyrje dhe daljet e ndryshme të biznesit, institucionit tuaj, apo të vendoset në hapësira publike që janë dukë funksionuar apo që do të fillojnë funksionimin së shpejti. D-Box mund të përdoret 24/7 është i adaptueshëm në lokacione të ndryshme si dhe përveq kujdesit me dezinfektim ndaj stafit dhe klientëve mund edhe të brendohet për qëllime marketingu, paisja me DBOX e biznesit tuaj ngrit edhe kompanin tuaj në një nivel më të lartë për “Corporate Social Responsibility -CSR”.