Prishtinë, 13 qershor, 2018 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë sot zhvilloi takim me zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Ndër pikat e diskutimit në këtë takim ishin vazhdimi i bashkëpunimit mes Odës Amerikane dhe ATK-së, si dhe zhvillimet që priten të bëhen nga të dy palët në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, vlerësoi punën që Oda Amerikane ka zhvilluar në këtë aspekt, duke premtuar bashkëpunim të mëtutjeshëm.