Banka Ekonomike dhuron donacion për SHSKUK dhe nxënësit e Prishtinës

Banka Ekonomike duke parë rrezikun e vazhdueshëm me të cilin përballen çdo ditë profesionistët shëndetësorë dhe qytetarët, me qëllim që të kontribuoj në vazhdimësi në luftën kundër Covid-19, ka dhuruar donacion për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitarë të Kosovës – SHSKUK një “Tunel Dezinfektues”, i cili do të jetë i vendosur në hyrje të Klinikës Emergjente, për të u shfrytëzuar nga punonjësit shëndetësor dhe qytetarët.

Poashtu Banka Ekonomike i eshte bashkuar edhe iniciativës së Komunës së Prishtinës për ti ndihmuar nxënësit në nevojë të cilët nuk mund të përfshihen në mësim online duke dhuruar një numër të tabletëve të cilët do t’u shpërndahen nxënësve të Prishtinës.

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, në ditët në vijim Banka Ekonomike do të vazhdojë edhe me forma tjera të mbështetjes për kategori të caktuara, duke u bërë të gjithë bashkë për të e kaluar sa më lehtë këtë periudhë aspak të mirë për të gjithë ne.