Banka Raiffeisen dhuron paisje shkollore për nxënësit në Komunën e Prizrenit

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka pranuar një donacion me tableta dhe pajisje shkollore nga banka Raiffeisen, për fëmijët e familjeve me vështirësi ekonomike.

Ky donacion është pjesë e Stepic CEE Charity në bashkëpunim me Raiffeisen Bank, në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet UNICEF dhe Raiffeisen Bank me qëllim të rritjes së bashkëpunimit për promovimin e çështjeve me rëndësi sociale dhe kujdesi ndaj fëmijëve.