Banka Raiffeisen dhuron pajisje mjekësore për dhomën e lindjes për gratë me COVID-19

Banka Raiffeisen ka dhuruar pajisje mjekësore në vlerë prej 18,600 euro për kompletimin e dhomës së lindjes për gratë shtatzëna të infektuara me COVID-19. Ky donacion u dhurua përmes Fondacionit Action for Mothers and Children dhe përfshin 32 lloje të pajisjeve dhe ilaçeve të cilat janë dorëzuar në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Raiffeisen Bank Kosovë synon që përmes projekteve të ndryshme të përmbush misionin për të shpëtuar jetën e nënave dhe fëmijëve duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor të ofruara për ta.