Banka TEB në përkrahje të personelit mjekësor

Anëtarët tanë gjithnjë e më shumë po dalin në përkrahje të komunitetit e vecanërisht pas situatës së shkaktuar nga pandemia globale e Covid-19. Duke e konsideruar personelin mjekesorë në Kosovë si heronjtë e këtyre ditëve, Banka TEB ka dhuruar një donacion me maska mbrojtëse specifike dhe veshje speciale për personelin mjekësor në ShSKUK , me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës së tyre.

Donacioni ishte në koordinim të plotë me barnatoren qendrore dhe nevojat e klinikave, e gjithë kjo pas një komunikimi mes TEB dhe Zyrës për donacione dhe bashkëpunim ndërkombëtar në ShSKUK, për nevojat që kanë klinikat e QKUK-së.

Përfaqësuesit e Bankës në fjalë u shprehen se në TEB si korporatë një ndër katër shtyllat kryesore është përkrahja e komunitetit.