Birra Peja dhuron materiale mbrojtëse për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

Situata pandemike tashmë ka shkaktuar shumë dëme, por një gjë për të cilën ne jemi krenarë, është solidariteti që kompanitë tona anëtare kanë treguar duke u ndihmuar atyre që kanë nevojë më së shumti në këtë kohë.

Ndër to është edhe kompania anëtare Birra Peja, e cila po përkrah të moshuarit që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë duke dhuruar materiale mbrojtëse ndaj COVID-19 si, maska dhe dorëza adekuate.

Duke ditur se kjo kategori e shoqërisë është më e rrezikuara nga kjo sëmundje, përveç materialeve mbrojtëse. Birra Peja ka dhuruar edhe vitamina të nevojshme për rritjen e imunitetit e të moshuarve, si dhe ka dërguar edhe Ujë, Lëngje, Qumësht dhe Jogurt.