Një nga bankat më të suksesshme vendore, BPB ka njoftuar se së fundmi ka bërë një donacion për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë.
BPB ka dhuruar pako me ushqimet esenciale për SOS Fshatrat e Fëmijëve, për t’ia lehtësuar organizatës kushtuar fëmijëve, mbështetjen dhe kujdesin qe ata u japin banorëve të saj në këtë periudhë të vështirë, kur kujdesi për fëmijët është edhe më i rëndësishëm.
Në pakot e dhuruara nga BPB janë përfshirë ushqimet më esenciale, sikurse vaj, miell, sheqer dhe ushqime tjera të nevojshme për banorët e SOS Fshatrave. ‘’Të gjithë po kalojmë nëpër një kohë të vështirë sidomos shtresa më e ndjeshme e shoqërisë – fëmijët. Prandaj në kuadër të projekteve tona tëpërgjegjësisë tonë korporale gjatë kësaj kohe jemi të orientuar drejt mbështetjes së fëmijëve dhe organizatave si SOS Fshatrat e Fëmijeve.’’ – tha Fisnik Bokshi, menagjer i marketingut në BPB.