BPB vazhdon ti përkrahë bizneset e vogla

Banka për Biznes po vazhdon ti mbështesë bizneset e vogla dhe mikro në mënyra të ndryshme. Përveç mbështetjes përmes shërbimeve financiare dhe duke ofruar këshilla financiare, BPB ka shpërndarë edhe 500 dezinfektues dhe shenja informuese se si të parandalohet përhapja e pandemisë.

“Ne kemi një rrjet të degëve të ndarë nëpër territorin e Kosovës dhe përmes këshilltarëve ne kemi qenë vayhdimisht në kontakt me klientët tanë, ku përveç shërbimeve financiare we kemi ofruar poashtu edhe këshilla financiare. Qëllimi ynë është tu ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse për bizese të vogla dhe mikro. Përmes këtij projekti ne kemi shpërndarë 500 dezinfektues dhe shenja informuese te bizneset Kosovare, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e pandemisë dhe ta ngrisim vetëdijesimin e qytetarëve”, tha Bujar Statovci, Udhëheqës i Departamentit të Biznesit në BPB