Në kohën kur informimi i shpejtë dhe i saktë është vital për qytetarët e Kosovës, Departamenti softuerik i kompanisë tonë anëtare Cacttus Sha, përkatësisht Departamenti Softuerik HARRISA, ka ofruar falas shërbimin për dërgimin e SMS-ëve për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Përmes këtij shërbimi qytetarët do të njoftohen në mënyrë elektronike për rezultatet e tyre në testet për COVID-19.
Oda Amerikane përgëzon Cacttus për angazhimin vullnetar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe kontribuimin e vazhdueshëm të dhënë për tejkalimin e kësaj situate.