DHL vazhdon të operoj me të gjitha kapacitetet edhe gjatë kohës së pandemisë

Në këtë gjendje kritike të krizës globale shëndetësore, shërbimet logjistike luajnë një rol thelbësor qoftë për të dërguar pajisje mjekësore dhe furnizime urgjente për punonjësit e kujdesit shëndetësor; dërgimin e mallrave të domosdoshëm për klientët privatë; ose duke gjetur zgjidhje për kompanitë që të vazhdojnë punën e tyre.

Përkundër shpërthimit global të pandemisë Covid-19, DHL Express Kosova ka njoftuar se po funksionon me kapacitet të plotë si në Kosovë ashtu edhe në mbarë botën, kështu që shërbimi i pranimit dhe dorëzimit të pagesave po bëhet normalisht.

Të gjitha pikat e shërbimit të DHL Express në Prishtinë funksionojnë çdo ditë nga e hëna deri të premten duke ndjekur të gjitha rekomandimet zyrtare, dhe duke qëndruar të përkushtuar për t’iu përgjigjur thirrjes për unitet dhe solidaritet për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.