×

Support

For Policy Issues please contact: info@amchamksv.org
For Membership Services please contact: info@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: info@amchamksv.org

SIGN IN YOUR ACCOUNT TO HAVE ACCESS TO DIFFERENT FEATURES

FORGOT YOUR PASSWORD?

FORGOT YOUR DETAILS?

AAH, WAIT, I REMEMBER NOW!
  • AlbanianAlbanian
    • English English
  • SUPPORT

Oda Amerikane

Oda Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Tel: +383 38 609 013, +383 48 109 900
Fax: +383 38 609 012
Email: info@amchamksv.org

Oda Amerikane
Rruga 'Perandori Justinian' nr. 132, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Open in Google Maps
  • MEMBERS
    • Membership Benefits
    • Join Us
    • Membership Directory
      • • Membership Category
      • • Alphabetically
    • Member to Member Offers
    • Virtual B2B Platform
  • COVID-19
    • Virtual Forums and News
    • Government Decisions
    • Member Contributions
  • POLICY
    • About
    • CSR
    • Digital Economy
    • Education
    • Energy & Mining
    • Finance
    • Human Resources
    • Healthcare
    • Hospitality and Tourism
    • Legal Affairs
    • Manufacturing
    • Tax
    • Trade & Customs
    • Women Leaders
  • TRADE
    • Foreign investor manual
    • Trade and Investment in CEFTA
    • SAA
  • ENERGY
    • Energy Monitor
  • MEDIA AND EVENTS
    • Press Releases
    • Press Contact
    • Event Videos
  • ARBITRATION
    • About
      • Steering Council
      • Secretary General
      • Charter of Arbitration Center
    • Arbitration
      • Procedural Rules
      • Model Arbitration Clause
      • Decision on Tariffs
    • List of Arbitrators
    • Resources
      • Agreements of Cooperation
      • Other
    • Journal of ADR
      • Browse the Journal
      • Guidelines for Authors
    • How to File a Case
    • Cost Calculator
  • MEDIATION
    • Mediation Rules
    • Mediation Clause
    • Fee Schedule
  • PUBLICATIONS
    • Policy Spotlights
    • Studies
    • Partners Publications
    • Horizon
    • Analyses
  • ABOUT US
    • Board of Governors
    • Annual Reports
    • Bylaws
Anëtarësim
Apliko

TANI

Digjitalizimi i ekonomisë të jetë ndër prioritetet e Qeverisë së re

Aug, 1919 / Published in AmChamKS, Komunikata për Media

Digjitalizimi i ekonomisë të jetë ndër prioritetet e Qeverisë së re

Prishtinë, 26 gusht 2019 – Digjitalizimi i ekonomisë së Kosovës është një ndër parakushtet për zhvillimin e mëtejmë të bizneseve, lehtësimit të ofrimit të shërbimeve të tyre në treg, por edhe rritjes ekonomike të Kosovës. Kjo u tha gjatë tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku përfaqësuesit e bizneseve parashtruan rekomandimet e tyre ndaj Qeverisë së ardhshme në lidhje me digjitalizimin e ekonomisë.

Kryesuesi i Komitetit të Ekonomisë Digjitale të Odës Amerikane, Ardian Hoxha, përmendi mes të tjerash prioritetet e Komitetit të cilin ai e drejton të cilat duhet të merren në konsideratë nga Qeveria e re, si krijimi i infrastrukturës ligjore për ekonomi digjitale, shtimi i masave për siguri kibernetike, miratimi i Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, etj. Ai tha se duke pasur parasysh faktin se sektori i teknologjisë informative dhe të komunikacionit mbetet sektori i cili ka rritjen më të madhe në vend, lehtësimi dhe zhvillimi i saj duhet të jetë në fokus të institucioneve qeveritare në mënyrë që vendi të jetë konkurrues me vendet e tjera në rajon dhe botë.

Përfaqësuesja e kompanisë amerikane Sutherland, Shpresa Kika tha se njëra ndër sfidat të cilat bizneset e huaja hasin në tregun kosovar është mungesa e qasjes në informata të cilat janë bazike në ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj klientëve. Ajo shtoi se përkundër mungesës së informatave të cilat janë kyce në zgjerimin e bizneseve në vende të ndryshme, niveli i sigurisë kibernetike poashtu paraqet një sfidë mjaft të madhe për bizneset në vend.

Në anën tjetër, Arizona Bërdynaj nga kompania Kujtesa tha se edhe pse ka përdorim mjaft të lartë të internetit në vend, nevojiten investime të shumta në infrastrukturë të saj në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe bizneset. Bërdynaj tha se në kuadër të tranzicionit të ekonomisë digjitale të arritur deri tani, bizneset duhet të mbështeten edhe përmes fondeve të ndryshme të cilat kanë në fokus mbështetjen ndaj digjitalizimit të ekonomisë.

Duke ndarë pikëpamjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK), Drejtori Ekzekutiv Uranik Begu tha se duke pasur parasysh faktin se trendet teknologjike vazhdimisht ndryshojnë, partneriteti i vazhdueshëm ndërmjet sektorit publik dhe atij privat është më se i nevojshëm për sukses më të lartë në digjitalizimin e ekonomisë. Begu tha se Kosovës i duhet një mision i cili për pesë vitet e ardhshme qartazi e vendos vendin si lider në ekonomi digjitale në rajon në një fushë të caktuar, duke shtuar se përdorimi më i duhur i mjeteve financiare në këtë drejtim nevojitet për të arritur zhvillimin e synuar.

Arianit Fazliu nga kompania Kutia tha se Kosova ka qasje në internet më të lehtë sesa në disa vende evropiane andaj edhe një shfrytëzim më i lartë i saj ndikon në rritje ekonomike dhe zhvillim të bizneseve. Ai përmendi mes të tjerash metoda të ndryshme për monetizimin nga ana e bizneseve të shërbimeve digjitale, si shitja e produkteve në mënyrë elektronike duke shtuar se ndërlidhja e institucioneve duhet të bëhet në thjeshtëzimin e qasjes në platformat për blerje online. Kjo, sipas tij, do të ndihmonte në materializimin më të madh të shtrirjes së internetit në Kosovë, e cila është ndër më të lartat në Evropë.

Kërko

Informata Shtesë

Përmbajtja:

  • GET SOCIAL
Oda Amerikane


© 2016 Oda Amerikane Të gjitha të drejtat e rezervuara ®

TOP
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Do not sell my personal information.
Cookie SettingsAccept
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
SAVE & ACCEPT