Diskutim pa nikoqirë sot ne Odën Amerikane

Prishtinë, 12 nëntor, 2021– Gjatë diskutimit pa nikoqirë në mes të Dardan Sejdiut dhe Ramis Ahmetaj u prekën shumë tema me rëndësi për ekosistemin e ndërrmarrësisë.

Dardan Sejdiu, konsulent, duke folur per kulturën e nderrmarrjes, përmendi mësimet që vijnë pas dështimeve dhe mendësinë tonë si komunitet për t’a shfrytëzuar këtë aspekt më mire. Ai përmendi edhe frikën e dështimeve të ndërrmarrësve të rinj dhe mbrojtjen që ofron shteti në rast të ndonjë dështimi eventual. Në lidhje me politikat, ai i përmendi si të rëndësishëm financimin dhe komplementimin e mungesave që kanë ndërrmarrjet nëpërmjet shoqërive apo organizatave.

Sa i përket tregjeve, Sejdiu tha se nëse ekziston mungesë e ideve dhe ka hapësirë për rritje, atëherë rol të rëndësishëm ka lloji i ndërrmarrësisë.

Tutje, ai tha se burimet njerëzore mbesin pasuria më e madhe e që janë aseti më i rëndësishëm duke bashkangjitur admnistratën publike, dhe edukim për një zhvillim më të madh ekonomik.

Eksperi i financave, Ramis Ahmetaj u shpreh se vetë ekosistemi përmban elementet si kultura, e që luan rol të madh në komunitet, si mospranimi dhe frika e dështimit. Sipas tij, politikat duhet të nxisin ndërrmarrësit e rinj drejt suksesit.

“Sa më shumë tregje, aq më i zhvilluar ekosistemi i ndërrmarrësisë”, tha ai.

Sipas Ahmetaj, nëse duam t’i kalojmë kufijtë, atëherë duhet të përshtatemi me tregjet globale dhe kërkesat e tyre duke përfshirë këtu edhe digjitalizimin. Ai tutje përmendi edhe vështirësitë e ndërrmarrjeve në fillimet e tyre, duke specifikuar se kredia bankare merret shumë vonë nga bizneset.