Draftimi i kontratave në mënyrë të duhur shmang dërgimin e rasteve në gjykatë

Prishtinë, 21 Dhjetor 2021– Draftimi i kontratave, roli i avokatëve, blloqet kryesore në bazë të së cilës ndërtohet një kontratë, arbitrazhi dhe zgjidhja e kontesteve ishin disa nga temat që u trajtuan sot në Odën Amerikane.

Visar Ramaj, Partner RPHS Law, tha se draftimi i kontratave është më shumë art se shkencë. Ai përmendi rëndësinë e draftimit të kontratave dhe pasojat e moszbatimit të saj.

Ai shtoi që mjeti efektiv që një kontrate do të zbatohet nga pala tjeter është kompensimi i dëmeve dhe gjithashtu që nëse dicka nuk funksionon tek zbatimi i kontratës, atëherë problemi qëndron tek draftuesi dhe mënyra e draftimit të kontratës. Roli i juristit në draftimin e kontratave është t’i analizojë detajet dhe logjikën biznesore të marrëveshjes dhe ta kuptojë atë që pastaj ta transfomojë atë në një kontratë specifike.

Mentor Hajdaraj, Partner RPHS Law, u shpreh që nëse nuk funksionon ekipi dhe zyra ligjore atëherë në të shumtën e rasteve palët kërkojnë zgjidhje në gjykatë. Ai përmendi pjesën e negociatës në mes binzeseve për të arritur deri tek kontrata e deri aty duhet bërë punë e madhe edhe në sqarimin e detajeve.

Tutje, ai përmendi rëndësinë e të kuptuarit të natyrën së biznesit dhe aftësitë analtike si dy pika të rëndësishme në draftimin e kontratave.

Mentor Hajdaraj tha që ‘Business term sheet’ përmbledh logjikën e transaksionit qe do të përgatitet në të cilat përfshihen datat, invesimet, përgjegjësitë dhe që është e preferueshme që të merret aprovimi i personave që kanë qenë pjesë e negociatave.

‘Legal term sheet’ përfshin shtatë blloqe ndërtimi të kontratave të cilat ndahen në perfaqësime lidhen me fuqinë në treg, garancinë, detyrimet, kufizimet, dhe të drejtat e palës tjetër.

Festa Stavileci, RPHS Law përmendi efikasitetin, ekspertizën dhe koston e ulët si disa nga përparësitë e arbitrazhit kundrejt gjykatave në zgjidhjen e kontesteve.

Një kontratë e draftuar mire është thelbësore në zgjidhjen e rasteve pa dërguar rastin në gjykatë dhe pikërisht blloqet e lartpërmendura e zvogëlojnë mundësinë e gabimeve në draftimin e kontratave, tha Hajdaraj.