Drejt një Bote pa Mbeturina

Prishtinë, 24 Nëntor 2021 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe UN Habitat organizuan ligjëratën me temë Zgjidhjet e Qëndrueshme Inovative të Menaxhimit të Mbetjeve’.

Andina Vllahiu-Kelmendi, Menaxhere e Politikave dhe Komunikimit në Odën Amerikane, si dhe nikoqire e kësaj ligjërate, deklaroi se pavarësisht sektorit, është e rëndësishme që të inkorporohet qëndrueshmëria mjedisore në çdo model biznesi dhe zinxhir furnizimi.

Ajo ju bëri thirrje ndërrmarrësve dhe bizneseve të fokusohen në rritjen e vetëdijësimit në lidhje me gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin e mbeturinave që do të ndikonte në një mjedis më të mire.

Katerina Tsangari, Drejtuese e Legjislacionit të Paketimit të Grupit të Coca-Cola HBC, theksoi se kur përmendet zinxhiri i mbetjeve, duhet të funksionojnë të gjjithë ‘akterët`, i gjithë zinxhiri duhet të zhvillohet në atë mënyrë që t’i adresojmë të gjitha të problemet.

Tutje, ajo përmendi kontributin e CCHBC-së ndaj përkeqësimit të klimës të shkaktuar nga mbetjet e dëmshme. Ajo shpjegoi se ndryshe nga siç mendohet, plastika është në fakt një material i qëndrueshëm, i cili ia vlen të riciklohet dhe përdoret. ‘Është mënyra se si po menaxhohet dhe grumbullohet aktualisht plastika që nuk është e qëndrueshme dhe ku duhet të bëhet ndryshim me qasjen tonë ndaj plastikës më të arritshme’, tha ajo ndër të tjerash.

Tsangari tha që jemi në një emergjencë klimatike dhe të gjithë, duke filluar nga liderët botërorë e deri tek bizneset dhe konsumatorët individualë kanë përgjegjësi në ndërmarrjen e aksioneve rreth kësaj situate. Ajo theksoi se nëse duam të shmangim shkaktimin e dëmeve të pakthyeshme në planetin tonë, ndryshimi duhet të ndodhë tani.