E ardhmja e punës dhe diversiteti gjinor

Prishtinë, 16 nëntor 2022 – Dita e tretë e Javës Globale të Ndërmarrësisë në Odën Amerikane solli diskutimin për Të ardhmen e punësimit dhe diversitetit gjinor, me rrëfimet e grave që kanë lënë gjurmë në këtë sektor dhe me sugjerime për promovimin e mëtejmë të punësimit të grave dhe vajzave në Kosovë.

Women in Tech Kosovo dhe Oda Amerikane ishin nikoqire të këtij paneli të veçantë mbi të ardhmen e punës dhe diversitetin gjinor me Teuta Sahatqija nga Women in Tech Kosovo, Jeta Zagragja nga AnchorzUp, Hana Qerimi nga Shkolla Digjitale, Abetare Gojani nga Ipko Fondacioni, Shkendije Himaj, Speciaiste e Sektorit Financiar dhe Arian Zeka nga Oda Amerikane/American Chamber of Commerce in Kosovo, para nxënësve nga Shkolla Finlandeze dhe studentët e RIT Kosovo.

Ky diskutim shënoi ditën e tretë të Javës Globale të Ndërmarrësisë 2022 dhe mes tjerash synonte edhe promovimin e mundësive të barabarta dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në Kosovë.