Prishtinë, 23 Dhjetor 2021– Oda Amerikane organizoi sot sesionin e dytë të No-Host Talk për të diskutuar mbi potencialet reale të ekonomisë digjitale në vend.
Valon Canhasi nga Hallakate tha qe ne zhvillimin e kompanive ne Kosove rol te madh ka luajtur edhe zhvillmi i teknologjive ne bote. Sipas tij, sot shume kompani ne Kosove ofrojne sherbime digjitale. Ne kete zhvillim, ka ndikuar gjithashtu edhe periudha e pandemise ku cdo proces eshte dashur te perfundohej online dhe qe ne vitet e ardhshme pritet zhvillim edhe me i madh i ekonomise digjitale.
Tutje, ai tha qe bizneset e reja duhet te jene gati per nje transformim ne ekonomine digjitale.
Sa i perket kapitalit njerezor, ai ju beri thirrje bizneseve te investojne me shume ne trajnimin e te punesuarve per te rritur shkathtesite e tyre ne fusha te caktuara.
Domeni i nivelit të kodit të shtetit duhet te mbese prioritet i qeverise per te zhvilluar edhe me tutje ekosistemin e bizneseve duke permendur keshtu njohjen digjitale dhe nenshkrimin elektronik si dy aspekte qe do te duhej te avanconin tutje, tha ai.
Arianit Fazliu, nga Kutia, per kompanite ne Kosove tha qe sot ekosistemi i te berit biznes sidmos ne fushen e teknologjise eshte ne faze te eksplorimit per shkak te shume faktoreve si; indentifikimi i nevojave te klientave jashte Kosoves dhe ndikimin e pandemise ne ekonomine digjitale.
Sipas tij, kompanite vendore kane treguar vazhdimisht progress te madh ne kete fushe dhe sa mbetet sukses bart edhe sfida me vete si konkurrueshmerine me kompanite e huaja ne nivelin global.
Duke diskutuar per kapitalin njerezor, ai sugjeroi profilizimin e te rinjve ne fusha te caktuara dhe orientimin ne karriere gjithashtu si hap te rendesishem per te ardhmen e kompanive dhe te vete individit.
Blerjet online jane shtuar gjate kohes se pandemise dhe rritja e kerkeses ka qene me e madhe dhe sipas tij duhet vetedijesim me i madh i kompanive qe operojne online ne perkrahjen teknik dhe ceshtje te tjera me rendesi.