Ekonomia qarkore një ndër zgjidhjet e uljes së papunësisë në Kosovë

Prishtinë, 24 nëntor 2021 – Për të diskutuar mbi ndikimin dhe përfitimet e modelit të ekonominë qarkore, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar forumin e radhës me hisedarë nga Ambasada Amerikane, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Institucionet e Republikës së Kosovës dhe sektori privat.

Valerie Tucker, Zyrtare Ekonomike dhe Komerciale në Ambasadën e Amerikës në Kosovë theksoi se niveli i bisedimeve për ndryshimet klimatike në Kosovë është ngritur dhe se Ambasada ka punuar në mënyrë të pandalshme për të mbështetur Kosovën për të ecë përpara, në mënyrë që të ndërtojë një ekonomi qarkore sa më të fuqishme, e cila është edhe çështje e domosdoshme.

“Krahas sektorit privat dhe ndërmarrësve të rinj të cilët mendojnë rreth mënyrave të krijimit të mundësive dhe të vazhdojnë të bëjnë Kosovën një vend më të pastër, duhet përfshirë edhe i gjithë komuniteti për një ambient më të pastër. Ekonomia e qëndrueshme qarkore kërkon infrastrukturë, strategji dhe arsim efikas”, shtoi Tucker.

Eksperti për Çështje Mjedisore nga kabineti i ministrit të mjedisit deklaroi se mbledhja e COP26 mori vëmendjen e gjithë botës, dhe edhe pse Kosova nuk ka mundur të marrë pjesë, si individë janë përfshirë të gjitha shtetet pa asnjë dallim. Ai shtoi se populli i Kosovës është i vetëdijshëm për termin ekonomi qarkore, por ka punë për t’u bërë sa i përket infrastrukturës ligjore. Baumann pohoi se ministria është duke zhvilluar projekte të shumta ë cilat janë të fokusuara në reduktimin e energjisë dhe energjinë ujore. Për më tepër, ai tha se ekonomia qarkore përfshin mjedisin dhe ekonominë, pasi qëllimi kryesor është krijimi i vendeve të punës dhe kursimi i resurseve të Kosovës.

Maria Suokko, Përfaqësuesja e përhershme e UNDP për Kosovë tha se tani sheh një ndryshim të madh pasi tema për ndryshime klimatike po diskutohet gjithnjë e më shumë. Suokko tha se ndërgjegjësimi i përgjithshëm për ekonominë qarkon ndryshon varësisht nga vendi, pasi shumë njerëz e shohin atë si një tranzicion ambicioz dhe të madh. Si sfidë, ajo përmendi hartimin e një plani më të madh koherent si dhe krijimin e vizionit dhe identifikimin e objektivave dhe fushave që duhen ndryshuar, duke vazhduar më pas me aktivitete dhe ide të reja inovative për t’i konkretizuar ato.

Nina Elezovic, Drejtoreshë e çështjeve korporative dhe të qëndrueshmërisë në Coca-Cola HBC, njëherit edhe moderatore e forumit tha se ekonomia qarkore duhet të shihet si një dialog midis të gjitha palëve. Elezovic shtoi se fillimisht duhet trajtuar dhe implementuar projekte të vogla, në mënyrë që të testohen ato, pastaj të fillohet me realizimin e tyre.