Elkos Group dhe Devolli Corporation mbështesin qytetarët e Kosovës

Për të lehtësuar pasiguritë ushqimore me të cilat përballen banorët, pas pandemisë koronavirus, Devolli Corporation dhe Elkos Group së bashku me disa kompani tjera, kanë dhënë donacion me artikuj ushqimorë për familjet me asistencë sociale. Përmes këtij donacioni qytetarëve do tu ndahen 300 mijë kilogram miell, 24 mijë litra qumësht dhe 24 mijë litra lëngje.

Gjithashtu, 1 mijë dyshekë, 5 mijë jastëk dhe 100 mijë maska mbrojtëse janë ndarë për institucionet shëndetësore, dhe për objektet që po shfrytëzohen për karantinë.

Donacioni është ndarë me orare dhe data të caktuara sipas komunave, duke u përpjekur dhe kujdesur që shpërndarja të bëhet në mënyrë sa më racionale për nevojtarët që janë prekur më së shumti nga kjo situatë.