Elkos Group u dhuron nxënësve 460 laptopë për mësim online

Elkos Group edhe një herë i ka dalur në ndihmë shoqërisë tonë gjatë kohës së pandemisë, kësaj radhe duke ju përgjigjur thirrjes së komunave për mbështetje të nxënësve për ndjekjen e mësimeve Online. Kështu, kompania ka ndarë një donacion me 460 laptopë në vlerë prej 100 mijë eurosh me qëllim që të ndihmojë në rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së nxënësve në mësimin në distancë. Në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit këta laptopë do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës.

Ramiz Kelmendi – pronari i kompanisë në fjalë, në lidhje me këtë donacion është shprehur se të mirat financiare të krijuara nga blerjet, krijojnë obligim që të kontribuojmë tek qytetarët me nevojë, e në veçanti në këtë kohë pandemie e edhe kur është nevoja për gjeneratat pasuese.