Ernst & Young u ndihmon startup-eve të vlerësojnë ndikimin financiar të COVID-19 në kompanitë e tyre.

Duke marrë parasysh që pandemia COVID-19 po ndikon jashtëzakonisht shumë në ekonomi, bizneset e vogla, startup-et dhe bizneset në rritje, duke pasur fonde të kufizuara në dispozicion, mund të pësojnë dëme shumë të mëdha. Prandaj vlerësimi profesional i ndikimit të tillë financiar është më se i nevojshëm për mbijetesë dhe zhvillim të mëtutjeshëm të aktivitetit ekonomik.

Për këtë arsye, Ernst & Young do u mundësojë bizneseve startup 3 muaj qasje pa pagesë në programin “Finance Navigator”, për vlerësimin profesional të ndikimit financiar, shkaktuar nga COVID-19.

Me programin kompjuterik, bizneset mund të llogaritin ndikimin financiar të skenarëve të ndryshëm në këto periudha të pashembullta duke modeluar fluksin e parave, duke llogaritur nevojën  për financim dhe duke matur ndikimin në përfitueshmëri.