Fillon Java Globale e Ndërrmarrësisë, Oda Amerikane pritet t’i organizojë gjithsej 23 aktivitete

Prishtinë, 8 Nëntor 2021- Ceremonia zyrtare e hapjes së Javës Globale të Ndërrmarrësisë u shënua edhe në Kosovë duke filluar nga data 8 Nëntor. Ceremonia u mbajt në Biblotekën Kombëtare të Kosovës.

Ceremonia nisi me video mesazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, ndërsa për të folur rreth rëndësisë dhe fuqizimit të ndërmarrësisë në vend, në këtë ceremoni të pranishmive për një fjalë rasti ju drejtuan edhe Ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, Ushtruesja e detyrës së Ambasadores së Suedisë, Nasrin Pourghazian, shefi i zyres së BERZH në Kosovë, Neil Taylor dhe Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së.

Java Globale e Ndërmarrësisë kosniderohet si një nga ngjarjet më të madhe festive në botë me në qendër ndërrmarrësinë, në të cilën shkëmbehen ide të reja, ndërmarrës t rinj, dhe diskutime frytdhënëse në lidhje me ndërrmarrësinë dhe ndërrmrrësit e rinj, dhe jo vetëm.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë theksoi që Oda Amerikane është ‘kampion’ në organizimet dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj jave. Tutje, ai përmendi që 23 aktivitete priten të zhvillohen duke përfshire kështu tema të ndryshme që kanë të bëjnë me biznesin dhe ndërrmarrësinë.