Flexograf dhuron 2000 pako higjenike për fëmijët e komunës së Gjilanit

Gjatë kohës kur pastërtia është mbrojtja më e mirë nga pandemia COVID-19, kompania Flexograf i është bashkuar iniciativës #back2school të filluar nga Unicef Kosovo Programme për të siguruar mbrojte nga ky virus për nxënësit të cilët këtë muaj vijojnë mësimet në shkolla duke shpërndarë 2000 pako me maska, dezinfektues dhe paloma të lagura për fëmijët e komunës së Gjilanit.