Forumi i Arbitrave të Ri të ICC – Arbitrimi në Europën Juglindore: Rasti i Kosovës

Prishtinë, 15 Tetor, 2015 – Qendra e Arbitrazhit ishte nikoqir i ngjarjes së parë të ICC / Forumi i Arbitrave të Ri në Kosovë me temën “Arbitrimi në Europën Juglindore: Rasti i Kosovës”. Anëtarët e panelit të këtij forumi ishin Ivana Blagojevic, Avokate Përfaqsuese në ICC Gjykatën e Arbitrazhit (Paris), David Greer, Drejtor i Programit të USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (Uashington D.C.), Ahmet Hasolli, Partner në Kalo & Associates (Prishtinë), Oliver Luc Mosimann, Bashkëpunëtorë në LALIVE (Cyrih) dhe u moderua nga Neritan Kallfa, Partnere në Tonucci & Partners (Tiranë). Ky forum paraqiti njohuritë mbi arbitrimin në pjesën e Europës Juglindore, me theks të veçantë në Kosovë, ku anëtarët e panelit dhe pjesëmarrësit kishin mundësinë të bisedonin dhe të ndanin përvojat e tyre.

You must be logged in to post a comment.