Prishtinë, 12 korrik 2019 – Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, të përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv, Arian Zeka, Kryesuesin e Komitetit të Prodhimit, Kujtim Gjevorin dhe Kryesuesin e Komitetit të Ekonomisë Digjitale, Ardian Hoxha.
Guvernatori Mehmeti ka njoftuar përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane për zhvillimet e fundit në sektorin financiar të vendit, në veçanti në sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane shprehën nevojën për rritje të mëtejme të përkrahjes nga ana e sektorit bankar për sektorin privat dhe lehtësim të qasjes në financa, veçanërisht për sektorët me projekte zhvillimore, të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.