Hack the Crisis Kosova me shumë zgjidhje për sfidat e COVID-19

Gjendja e krijuar nga pandemia COVID-19, kërkon mobilizim të jashtëzakonshëm, dhe ky ishte shkas që Innovation Centre Kosovo (ICK), për herë të parë organizoi garën online “Hack the Crisis Kosova” me qëllim të krijimit të zgjidhjeve të reja për individët, komunitetet dhe bizneset që luftojnë me problemet e shkaktuara nga shpërthimi i virusit.

Me më shumë se 400 pjesëmarrës të regjistruar për garën Hack the Crisis Kosova, u formuan 70 ekipe të cilat dizajnuan produkte digjitale në gjashtë kategori të ndryshme, si: statusi shoqëror e psikologjik, edukimi, ekonomia dhe e arrdhmja e bizneseve dhe qeverisja në kohën e pandemisë

Gjatë garës, ekipet u mbështetën nga mentorë të ndryshëm me ekspertizë në disiplina të ndryshme. Ndërsa ekipet fituese të garës u shpërblyen me 10,000 euro dhe bursa studimi, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim, Innovation Centre Kosovo do të ndihmojë në gjetjen e partnerëve dhe ndihmës shtesë për jetësimin e disa prej ideve të dala nga gara.