Hallakate dhe Kutia lansojnë platformën për matjen e disponimit të qytetarëve

Duke e marrë parasysh gjendjen aktuale si dhe ndikimin e saj në shumë aspekte jetësore, një fushë tjetër që pandemia globale COVID-19 ka ndikuar është edhe gjendja emocionale e qytetarëve të Kosovës, duke qenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë.

Se si po ndihen qytetarët e Kosovës në baza ditore, tani mund të shihet përmes platformës Disponimi.com

Kjo platformë është projekti më i ri i zhvilluar nga kompanitë anëtare të Odës Amerikane Hallakate dhe Kutia, e cila për qëllim ka matjen e disponimit të qytetarëve gjatë kohës së karantinës