Hartimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare të Arbitrazhit

Prishtinë, 25 Shkurt 2016 – Rëndësia e përdorimit të klauzolave të arbitrazhit dhe mundësite e shumta që dalin nga përdorimi i tyre, modelet dhe elementet kyqe te klauzolave te arbitrazhit, definimi i karakteristikave dhe objektivave të arbitrazhit tregtar nderkombëtar ishin vetëm disa nga temat e përfshira në prezantimin e avokatit të suksesshëm Duncan Speller, gjatë seminarit “Hartimi i Klauzolave të Arbitrazhit” i organizuar nga Qendra e Arbitrazhit në Odën Ekonomike Amerikane.

Duncan Speller është partner në firmen ligjore Wilmer Hale (me zyrë në Londër) dhe anëtar i Grupit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, i cili punon në arbitrazh ndërkombëtar dhe në qështjet ligjore të Gjykatës së Lartë. Ai ka përfaqësuar klientë në institucione të shumta me qëllim të arbitrimit, të vendosura në jurisdiksionin e ligjit të së drejtë zakonore atij civil, duke përfshirë Anglinë, New York, Hong Kong, Singaporin, Francën, Zvicrën, Suedinë, Austrinë dhe Gjermaninë.  Zt.Speller është rekomanduar për arbitrazhin ndërkombëtar nga “The Legal 500” në vitin 2013.

Marrëveshja e Arbitrazhit është gurthemeli i arbitrazhit tregtar. Si i tillë,  gjate prezantimit te zt. Speller u tha se hartimi i klauzolave të arbitrazhit në kushte të definuara dhe moslënia e hapësires për interpetime është themelore. Marrëveshjet e arbitrazhit me të meta ofrojnë mundësine e hapjes së procedurave gjyqësore, duke paraqitur një skenarë që është i kundërt me qëllimin e arbitrazhit. Prandaj, Speller u shpjegoi pjesëmarresve se çfarë duhet të bëhet në mënyre që të evitohen këto pengesa me një ndikim në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve.