HIB Petrol mbështet Komunën e Vitisë

Me qëllim kontributi në komunitet në këtë kohë pandemie të shkaktuar nga virusi COVID-19, HIB Petrol është angazhuar menjëherë për ta ndihmuar vendin për tejkalimin më të shpejtë të situatës.

Kështu, pas lajmërimit të rastit të parë me COVID-19, HIB ka ndihmuar Komunën e Vitisë dhe qytetarët e saj me paisje higjienike, për tu kujdesur që virusi të mos shpërndahet më tutje tek qytetarët.

HIB Petrol gjithashtu ka dhuruar ushqim falas në QKUK për stafin e Emergjencës, aty ku po zhvillohet lufta e vërtetë kundrejtë pandemisë COVID-19. Përfaqësues të kompanisë janë shprehur se “Në kohën e pandemisë kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ata që po sakrifikojnë gjithcka që të kujdesen për të tjerët”.