×

Support

For Policy Issues please contact: info@amchamksv.org
For Membership Services please contact: info@amchamksv.org
For Communication and Information please contact: info@amchamksv.org

SIGN IN YOUR ACCOUNT TO HAVE ACCESS TO DIFFERENT FEATURES

FORGOT YOUR PASSWORD?

FORGOT YOUR DETAILS?

AAH, WAIT, I REMEMBER NOW!
  • AlbanianAlbanian
    • English English
  • SUPPORT

Oda Amerikane

Oda Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Tel: +383 38 609 013, +383 48 109 900
Fax: +383 38 609 012
Email: info@amchamksv.org

Oda Amerikane
Rruga 'Perandori Justinian' nr. 132, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Open in Google Maps
  • MEMBERS
    • Membership Benefits
    • Join Us
    • Membership Directory
      • • Membership Category
      • • Alphabetically
    • Member to Member Offers
    • Virtual B2B Platform
  • COVID-19
    • Virtual Forums and News
    • Government Decisions
    • Member Contributions
  • POLICY
    • About
    • BPO COMMITTEE
    • CSR
    • Digital Economy
    • Education
    • Energy & Mining
    • Finance
    • Green Committee
    • Human Resources
    • Healthcare
    • Hospitality and Tourism
    • Kosovo Women in Energy and Mining
    • Legal Affairs
    • Manufacturing
    • Tax
    • Trade & Customs
    • Women Leaders
  • TRADE
    • Foreign investor manual
    • Trade and Investment in CEFTA
    • SAA
  • ENERGY
    • Energy Monitor
  • MEDIA AND EVENTS
    • Press Releases
    • Press Contact
    • Event Videos
  • ARBITRATION
    • About
      • Steering Council
      • Secretary General
      • Charter of Arbitration Center
    • Lajmet Arbitrazhit
    • Arbitration
      • Procedural Rules
      • Model Arbitration Clause
      • Decision on Tariffs
    • List of Arbitrators
    • Resources
      • Agreements of Cooperation
      • Other
    • Journal of ADR
      • Browse the Journal
      • Guidelines for Authors
    • How to File a Case
    • Cost Calculator
  • MEDIATION
    • Mediation Rules
    • Mediation Clause
    • Fee Schedule
  • PUBLICATIONS
    • Policy Spotlights
    • Industry Spotlight
    • Studies
    • Partners Publications
    • Horizon
    • AmCham Yearbook
    • Analyses
  • ABOUT US
    • Board of Governors
    • Staff
    • Annual Reports
    • Bylaws
    • Job Vacancies
Anëtarësim
Apliko

TANI

Institucionet ndërkombëtare financiare të gatshme të ndihmojnë sektorin privat

Mar, 2020 / Published in AmChamKS, Komunikata për Media, virtual-forums

Institucionet ndërkombëtare financiare të gatshme të ndihmojnë sektorin privat

Prishtinë, 30 mars 2020 – Institucionet ndërkombëtare financiare janë në kërkim të identifikimit të sfidave më konkrete të sektorit privat, ashtu që të krijojnë instrumentet më adekuate për të i përkrahur bizneset në tejkalimin e vështirësive me të cilat po të përballen si pasojë e pandemisë globale COVID-19. Kjo u tha gjatë një tryeze virtuale të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me përfaqësues të Institucioneve Financiare Ndërkombëtare.

Leonora Kusari, Menaxhere Kryesore në departamentin Këshilla për Biznese të Vogla në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, theksoi se meqë kjo bankë sektorin privat e ka në fokus, është munduar që në shpejtësi të ju përgjigjet çështjeve të likuiditetit dhe transformimit të bizneseve duke e konsideruar ndikimin e pandemisë. Ajo tha se pakoja e solidaritetit nga BERZH konsiston prej 1 miliardë eurove, dhe në fazën primare do të përkrahë partnerët ekzistues, përkatësisht bankat, bizneset dhe qeveritë, ndërsa janë të dedikuar në pergatitjen e paketave të tjera financiare dhe të këshillimit për sektorin privat. Kusari theksoi se BERZH po mundohet që të krijojë instrumente të adaptueshme për secilin regjion në të cilin operon, sidomos në pjesën e këshillimit dhe atë të madhësisë së shumave të dedikuara.

Kusari u shpreh se BERZH po synon krijimin e mundësive për përkrahje të sektorëve specifik njëkohësisht, por sidoqoftë krijimi i mekanizmave për instrumente përkatëse është procedurë që kërkon kohë.  Tutje, ajo u fokusua edhe në faktin se identifikimi i problemeve të bizneseve është i një rëndësie të veçantë për këtë bankë, ku edhe i inkurajoi bizneset që të e njoftojnë mbi masat specifike që duhet të i marrin në krijimin e instrumenteve të tyre. Kusari njoftoi klientët paraprak se për shkak të pandemisë, BERZH do të ofrojë asistencë edhe për kompanitë që më herët kanë qenë përfituese, gjë që në rrethana të tjera nuk do të ishte e mundur.

Blerta Qerimi, Specialiste e Lartë për Sektorin Privat në Zyrën e Bankës Botërore në Kosovë, potencoi se ky institucion është në diskutim të vazhdueshëm me Qeverinë për të gjetur mënyrat më të mira për mbështetje gjatë kësaj periudhe. Ajo tha se ndikimi i krizës do të jetë enorm jo vetëm në aspektin social, por edhe në atë ekonomik, prandaj duhet të shqyrtohen mundësitë më të favorshme për të ndihmuar sektorin privat në vend. Qerimi theksoi se për Bankën Botërore është me rëndësi që të i ketë të qarta problemet e bizneseve ashtu që sa më mirë të iu përgjigjet kërkesave të tyre, gjersa theksoi se në fokus kanë bizneset e mbyllura dhe me pasoja direkte për shkak të restriksioneve që janë imponuar nga kjo fazë emergjente, ato që prodhojnë dhe eksportojnë, ato që ndodhen në një shok financiar dhe nuk kanë mundësi të i paguajnë kreditë e tyre, si dhe ato me probleme në zingjirin e furnizimit.

Sipas Qerimit, Banka Botërore për momentin është e fokusuar në dy projekte. Njëri që është në implementim, mbështet reforma në infrastrukturën e cilësisë me një skemë të granteve për kofinancim mbi konkurrueshmërinë dhe gatishmërinë për eksport, dhe ka për qëllim zhvillimin e bizneseve. Ndërsa, projekti tjetër, i cili është duke pritur aprovim në parlament, ka të bëjë me rritjen e kapitalit të Fondit për Garanci Kreditore për 25 milion dollarë, gjersa synon të lehtësojë kredhidhënien dhe të bëj ndarjen e riskut mes kredidhënësit dhe kredimarrësit, sidomos për klientët që do të ballafaqohen me mungesë të kolateralit. Për më tepër, Qerimi theksoi se Banka Botërore po shqyrton mundësitë për riorientim të fondeve në vlerë rreth 10 milion euro, që mund të i mbështesin bizneset gjatë kësaj faze emergjente.

Gjatë kësaj tryeze panelistet përgëzuan organizatat e bizneseve që kanë pasur zë të përbashkët dhe kanë qenë ndërmjetësuesit më të mirë në bartjen e kërkesave të bizneseve, ndërsa theksuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve të sektorit privat.

Kërko

Informata Shtesë

Përmbajtja:

  • GET SOCIAL
Oda Amerikane


© 2016 Oda Amerikane Të gjitha të drejtat e rezervuara ®

TOP
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept”, you consent to the use of ALL the cookies.
Do not sell my personal information.
Cookie SettingsAccept
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
SAVE & ACCEPT