Prishtinë, 5 dhjetor, 2017 – Me zhvillimin shpejtë të botës së biznesit emocionet po zënë vend si aspekt i rëndësishëm i relacioneve në vend pune. Intelegjenca emocionale veçanërisht është bërë faktor i rëndësishëm në procesin e rekrutimit apo promovimit të punëtorëve. Oda Amerikane ka organizuar tryezë për kompanitë anëtare lidhur me këtë temë, ku për temën foli Arjeta Spahiu nga kompania anëtare Advoco Solutions LLC, si dhe anëtare e Bordit të Guvernatorëve, e cila mban çertifikatë si trajnere nga International Coach Federation.
Posedimi i intelegjencës emocionale ngrit mundësinë tuaj për të qenë më të pranuar në ekipe dhe për të arritur për pozita udhëheqëse, përveç asaj, duke i pasur njerëz me intelegjencë emocionale të zhvilluar në kompani, mund të ju vendos në pozitë favoruese nga konkurrenca, tha Spahiu.
Përveç kësaj, ajo theksoi se si kompanitë në përgjithësi kanë zhvendosur fokusin e tyre nga koeficienti i inteligjencës në inteligjencën emocionale, veçanërisht për pozitat në të cilat kërkohet më shumë komunikimi me njerëz. Megjithatë inteligjenca emocionale nuk lidhet vetëm me vendet e punës, por ajo ka të bëjë me ndërveprimet brenda mjedisit të vendit të punës dhe ka të bëjë me mundësinë e leximit dhe menaxhimit të emocioneve të të tjerëve, tha Spahiu.
Gjatë seminarit, Spahiu shpjegoi shtyllat kryesore që ndihmojnë në dallimin e punonjësve ose kandidatëve me inteligjecë të lartë emocionale dhe si mund të përmirësohen këta faktor.