IPKO vazhdon të mbështes sektorin e shëndetësisë

Edhe gjatë kohës kur pasojat e pandemisë COVID-19 akoma ndihen në ekonomi dhe tek bizneset, kompania anëtare, Ipko vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj përmbushjes së përgjegjësive sociale të korporatave. Ipko i ka dhuruar Klinikës së Onkologjisë, sistemin e sofistikuar të ultrazërit, Philips ClearVue 650 i cili mundëson zbulimin e kancerit në fazat e hershme. Kjo do të jetë një ndihmë e madhe në trajtimin e kësaj sëmundje e cila është mjaft e përhapur në Kosovë.

Oda Amerikane përgëzon kompaninë Ipko për mbështetjen e vazhdueshme dhe përmbushjes së përgjegjësive sociale të korporatave veçanërisht gjatë këtyre kohëve plot sfida.