Java Globale e Ndërmarrësisë nxit kreativitetin: Studentët shkëlqejnë në sfidën “Ready, Set, Design!”

Prishtinë, 14 nëntor 2023 – Për të nisur Javën Globale të Ndërmarrësisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi aktivitetin “Ready, Set, Design!” Kjo iniciativë u mundësoi nxënësve të shkollave të mesme të Shkollës Finlandeze të Kosovës dhe të Shkollës së Mesme Ahmet Gashi në Prishtinë që të shfaqin talentet e tyre krijuese.

Nxënësit u organizuan në grupe prej tre vetash dhe iu caktua detyra e gjenerimit të ideve novatore për të adresuar sfidën e “pastrimit të ujit nga një burrim” duke përdorur vetëm sende të zakonshme të përditshme. Objektivi kryesor i këtij aktiviteti ishte të ushqejë kreativitetin e mendjeve të reja dhe të krijojë lidhje të qëndrueshme me mendjet e ndritura dhe novatore të së ardhmes.

Pas prezantimit të prototipeve të tyre, nxënësit morën pjesë në një proces votimi për të përcaktuar projektin e tyre të preferuar nga secili grup. Nxënësit e Shkollës Finlandeze siguruan pozitën e parë dhe secili anëtar i ekipit iu dha një libër mbi ndërmarrësi.

Oda Ekonomike Amerikane ne Kosovë shpreh entuziazëm në organizimin e një ngjarjeje që jo vetëm që u mundësoi studentëve të rinj të eksplorojnë dhe të shfaqin krijimtarinë e tyre, por gjithashtu theksoi rëndësinë e nxitjes së një shpirti ndërmarrës në brezin e ardhshëm.