KEDS mbështet funksionalizimin e qendrës ku do të trajtohen të infektuarit me COVID-19 në Ferizaj

Në këtë kohë pandemie, KEDS jo vetëm që është përkujdesur për furnizim të rregullt të qytetarëve me energji elektrike, por gjithashtu ka dhënë përkrahje edhe në forma të tjera. Bëhet fjalë për funksionalizimin e objektit të ri të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj, në të cilën do të trajtohen edhe pacientët e infektuar me Coronavirus.

Projekti është realizuar në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme që KEDS ofron për komunat e Kosovës. Në këtë rast, KEDS ka ofruar lidhjen falas në rrjetin elektrik të këtij objekti, krahas kyçjes ky investim përfshiu edhe shtrirjen e rrjetit të ri dhe vendosjen e shtyllave.

Autoritetet drejtuese të komunës së Ferizajt dhe ato të KEDS, shprehen se funksionalizimi i QRSHP-së në Ferizaj do t’i shërbejë jo vetëm Ferizajt, por gjithë regjionit dhe se përkrahja e projekteve të tilla në kohë pandemie, është e rëndësisë së veçantë jo vetëm për banorët e këtij qyteti por edhe më gjerë.