KEDS me mobilizim të jashtëzakonshëm për luftimin e pandemisë

Energjia elektrike më shumë se kurdoherë është e një rëndësie të lartë dhe thelbësore për mirë funksionimin e spitaleve, ujësjellësit,  fabrikave që sot prodhojnë pajisje të nevojshme medicinale dhe mbrojtëse, për median që na mbanë të informuar, e po ashtu edhe për furnizim me rrymë të pajisjeve elektronike që na mundësojnë komunikimit tonë të përditshëm dhe punën nga shtëpia në këtë kohë karantine.

Andaj, kompania energjetike KEDS menjëherë është mobilizuar fuqishëm duke përgatitur strategjinë e veprimit konform secilës lëvizje dhe duke ndërmarrë kundërmasa në secilin hap. Si rezultat i punës së palodhshme të punëtorëve të KEDS ka bërë që edhe në këtë kohë krize furnizimi me energji elektrike të jetë i pandërprerë.

Paralelisht me operimet bazike që sigurojnë furnizim stabil me energji elektrike, KEDS ka ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse ndaj koronavirusit, në bazë të vendimeve të Qeverisë së Kosovës dhe udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.