KEP Trust dhuron 30 tabletë për mësim online

Oda Ekonomike Amerikane çdo ditë e më shumë është krenare me kontributin e bizneseve anëtare ndaj shoqërisë,  kontributi i të cilave po vazhdon në të gjitha fushat të cilat janë prekur në këtë periudhë pandemie.

Lidhur me situatën e fundit, duke e vlerësuar edukimin e fëmijëve të një një rëndësie të lartë, institucioni mikrofinanciar KEP Trust, ka dhuruar 30 tabletë në mbështetje të fushatës së Komunës së Prishtinës për të siguruar qasje të barabartë në arsimin online për të gjithë fëmijët.

KEP Trust është njëra ndër bizneset që vazhdimisht ka mbështetur kauza të ndryshme në të mirë të shoqërisë tonë.