Prishtinë, 12 nëntor 2021– Forumi i organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës kishte për fokus mbrojten e pronave intelektuale dhe rëndesinë e tyre per ndërrmarrjet.
Isa Dukaj, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale, u shpreh se prona industriale duhet të regjistrohet sepse ekziston rregullativa ligjore për këtë. Prona industriale mbron patentën, markën tregtare, sekretet tregtare dhe të tjera tha ai. Dukaj rekomandoi që të bëhet regjistrimi i aseteve fizike dhe të paprekshme ende pa u lansuar produket dhe shërbimet në treg.
Pro dekanja e Fakultetit Juridik, Luljeta Plakolli tha se pronësia intelektuale na rrethon në çdo sferë të mundshme. Sipas saj, ndërrmarrjet duhet në mënyrë sistematike ta mbrojnë pronësinë intelektuale. Plakolli tha se çdo markë tregtare, patentë apo shpikje, mbrohet me ligj dhe ftoi bizneset të jenë më të vëmendshëm dhe të veprojnë në kohë lidhur me të drejtat e tyre. Sipas saj, duke mbrojtur të drejtën e pronësisë intelektuale, bizneset do të kishin të hyra shtesë më të mëdha, konkurrueshmëri në treg dhe rrjtje të imazhit.
Darsej Riza, bashkëthemelues i Shkollës Digjitale tha se vite më parë ka pasur më pak vetëdijësim rreth kësaj çështjeje, por se në kohët e sotme, ekzistojnë shumë mundësi për t’u edukuar rreth mbrojtjes për pronësi intelektuale.
“Mbrojtja e pronës intelektuale është investim minimal krahasuar me vlerën që ka më vonë”, shtoi ai.
Kujtesa Nezaj Shehu, Avokate, njëherit edhe moderatore e këtij forumi u shpreh se dallimi mes një nderrmarrjeje dhe një tjetër qëndron tek produktet, shërbimet, dhe inovacioni, dhe se të gjitha këto mund të mbrohen me ligj.