Prishtinë, 17 Mars 2022 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti takim së bashku me Komitetin e Edukimit. Në këtë takim ishin prezent: Shkëlzen Gërxhaliu nga Agjencia e Akreditimit, Vildane Kelmendi nga Cacttus Education, Petrit Bushi nga Universiteti AAB, Edmond Muhaxheri nga A.U.K dhe Suat Berisha nga Universum.
Në këtë takim u shqyrtuan mjaft tema të nevojshme rreth akreditimit për arsimin e lartë. Gjithashtu gjat takimit diskutime të ndryshme u hapën për të lëhtësuar punën dhe për të qenurit më korrekt në detaje të ndryshme rreth akreditimit.
Ekspertët nërkombëtarë ishin pjesë e diskutimit gjat këti takimi, përshkak që të gjithë pjestarët ishin dakord që Kosova ka mjaft eskpert të mrekullueshëm që mund të kryhet detyra e tyre nga vet ata dhe jo nga ekspert ndërkombëtarë që nuk janë në dijeni të mirfillt ndaj ligjit në Kosovë.
Nga Z. Shkëlzen u shaplos se programi “Follow up Procedures” do të jetë prezent kryesisht me implementime të rekomandimeve nga ekspertët. Një ndër pikat kryesore që duhet të zhvillohet nga Agjencia e Akreditimit është se duhet të fillojnë të jenë më bashkëpunëtorë me Odat në përgjithësi për rezultate më të mira në projektet e ardhshme.
Në këtë takim u shyrtuan dhe disa probleme më të detajizuara të përmendura nga vetë pjesmarrësit si: koha e implementimit, refuzimi i akreditimit, jo barazia mes institucioneve shtetërore dhe private e kështu me rradhë. Të gjitha këto u shqyrtuan nga Z. Shkëlzen Gërxhaliu sa më detajisht nga ana e tij me shpresën që së shpejti cdo detaj do të jetë funksional.